• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polici Rebani Jaupi dhe SPAK, si agjenci shtypi rozë!

by Dritan Hila
05/08/2023 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur u krijua SPAK, u përfol për rregulla të forta deri te kontrolli me kë do pinin kafe dhe me kë do flisnin në telefon. Jo pak nga këto rregulla morën në qafë shumë prokurorë dhe gjykatës gjatë vettingut, vetëm për një telefonatë apo takim në këmbë me njerëz që as i kishin nën hetim/gjykim, dhe në raste ekstreme që aktivitetin e jashtëligjshëm e kishin filluar vite pas ngjarjeve.

Sot ka një inflacion të dosjeve të SPAK, përgjime, biseda, procesverbale, që kanë marrë dhenë.

Besoj se kjo dëmton hetimin sikurse ul besueshmërinë në seriozitetin e SPAK të cilit po i rrjedhin informacionet më shumë se uji në kullestër. Por edhe krijon përshtypje të gabuara për ngjarje ende të paverifikuara.

Ajo që më bëri përshtypje janë përgjimet e fundit ku del i implikuar një drejtues policie me emrin Oltion. Por ajo që është e shëmtuar dhe duket qartas që është një hakmarrje meskine e prokurorit që ka nxjerrë materialin apo e gazetarit që e ka botuar, citimi i emrit të Rebani Jaupit. Mbase z. Jaupaj është i implikkuar, por derisa ka dalë deri tani nga përgjimet atij vetëm është përmendur emri mes Oltionit dhe Gjokës.

Nëse e lexon me kujdes askund nuk del që ka marrë para apo ka qenë i përfshirë në rrjet. Përkundrazi, del një punonjës i rregullt shteti që nuk ka hyrë në pazare dhe as ka dekonspiruar operacione. Mirëpo titujt spekulativë bëjnë që një lexues i pavëmendshëm të krijojë ndjesinë se kemi të bëjmë me një punonjës shteti të korruptuar.

Padyshim që kjo merr klikime dhe ju jep karburant thashethemeve. Por ndërkohë efekti kolateral është shkatërrues. Shkatërrohet besueshmëria e publikut në forcat e rendit. Shkatërrohet vullneti për punë i policëve të cilët krijojnë bindjen që sido të punojnë, në fund të ditës do shikohen si hajdutë dhe bashkëpunëtorë të krimit dhe në këtë rast alternativa është që krimi ta ketë më të lehtë korruptimin e tyre.

Sikurse shkatërrohet jeta e një njeriu që jetën e tij ia ka kushtuar profesionit dhe që nuk është aspak i mësuar të merret me bullizmin e rrjetit. Sidomos në kushtet kur publiku merr për ar safi çdo publikim të SPAK, nuk është çudi që t’i shkatërrojnë edhe karrierën.

Kështu që e mira do të jetë që SPAK në vend se të furnizojë me scoope shtypin, të vazhdojë punën. Fundja rezultati është sa para ka sekuestruar, sa të korruptuar dhe banditë ka çuar pas hekurave dhe jo sa ka mbajtur shtypin me lajme./dritare.net

Next Post
Ndahet nga jeta ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In