• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Polici privat, pendimi që solli zbulimin e grupit që grabiste banka

by Java News
15/02/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pakujdesi gjatë komunikimeve në telefon e kryer nga ish-polici privat, Fation Xhyliu, ka bërë që i gjithë grupi i dy supergrabitjeve në rrugën e Rinasit të zbulohej nga policia. I riu nga Lushnja ishte i pari që u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për shkak se qelizat e telefonit e lidhnin me vendin ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve. Ai rezistoi thuajse 3 ditë, duke mohuar gjithçka para hetuesve, por në fund ai u dorëzua dhe bashkëpunëtorët e tij në dy grabitje u identifikuan.

Duke mos pasur më asnjë alibi të besueshme për të justifikuar prezencën e tij në vendngjarje, ditën kur ndodhi grabitja, 33-vjeçari Fation Xhyliu ka pranuar se ka marrë pjesë në grabitje, duke thënë se nuk ka qëlluar me armë, por thjesht ka qenë në vëzhgim.

“Panorama”, shkruan se më pas, zbardhja e tabulateve të tij telefonike ka provuar lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, duke zbuluar fillimisht vendndodhjen e të dyshuarve, e më pas identifikimin e tyre.

Pas tri ditësh i shoqëruar në polici, vetëm dje ishpolici privat ka nisur të flasë në një dëshmi që është marrë nga ana e Prokurorisë. Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se Fation Xhyliu ka qenë punonjës i shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, e cila shoqëronte rreth 3 milionë euro të një banke që u grabitën më 3 dhjetor 2015.

Ndërsa aktualisht ishte i papunë, por edhe pse nuk u arrit të identifikohej si i dyshuar, duke qenë se më parë kishte qenë polic privat, i dinte mirë lëvizjet e ish-kolegëve. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë dje se janë përdorur metoda speciale për zbulimin e grupit të grabitësve, gjatë së cilave u arrit të siguroheshin edhe prova shkencore.

ORGANIZATORI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

Madje, jo vetëm për rastin e grabitjes 9 shkurtit, por edhe në ngjarjen e mëparshme të ndodhur po në rrugën e Rinasit, më datë 3 dhjetor 2015. Në atë kohë, Xhyliu ka qenë polic privat i shoqërisë “Rogat Security” dhe kishte pozicionin e shoqëruesit në blindin që transportonte paratë drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Një natë para se të ndodhte kjo grabitje, ai ka marrë vesh që do të bëhej shoqërimi i një vlere monetare në Rinas dhe ka marrë leje në kompani, duke u thënë se kishte disa probleme familjarë dhe donte ta bënte pushim.

Ndonëse në atë kohë nuk u provua në asnjë moment se Xhyliu kishte bërë pushim atë ditë pikërisht për të kryer grabitjen, tashmë gjatë hetimeve për grabitjen e dytë u zbulua që ishte organizator i asaj ngjarjeje.

SHOQËRIMI

Mbrëmjen e së hënës, Policia e Tiranës i la të lirë të gjithë personat që mbaheshin të shoqëruar si të dyshuar, apo si persona që mund të kishin dijeni për grabitjen e ndodhur të enjten në rrugën e Rinasit.

Vetëm një prej tyre vijoi të mbahej, edhe pse policia nuk jepte shpjegime as pas këmbënguljes së familjarëve të tij, apo edhe të avokatit. Personi që mbahej aty ishte Fation Xhyliu, i cili dje u arrestua si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që dyshohet për dy supergrabitjet në rrugën e Rinasit.

Xhyliu ishte shoqëruar që prej së premtes, bashkë me të vëllain. Ky i fundit u la i lirë, ndërsa 33-vjeçari vijoi të qëndrojë në izolim, për shkak se nuk argumentonte prezencën e tij pranë zonës ku ndodhi ngjarja, para, gjatë dhe pas grabitjes.

ma.me

Next Post
Rusët konfirmojnë se po planifikohet takim mes Sekretarit Amerikan të shtetit dhe Sergei Lavrov

Rusët konfirmojnë se po planifikohet takim mes Sekretarit Amerikan të shtetit dhe Sergei Lavrov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In