Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30. Ngjarja ka ndodhur te parku i vjetër i autobusëve, tek kryqëzimi që lidh rrugën ‘Babë Rexha’ me Kongresin e Lushnjës.
Lajmi konfirmohet për News24 nga banorë të zonës, dëshmitarë në ngjarje, ndërsa policia ende nuk e ka konfirmuar si rast. Efektivi i identifikuar me emrin Alban është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
ma.me