3-vjeçari nga Kanadaja, Declan Tramley, i cili ka shumë qejf të bëjë xhiro me motorin e tij të kuq plastik, vë dorën në ballë në shenjë dëshpërimi, ashtu siç i ka hije një shoferi të denjë pasi merre një gjobë për parkim të gabuar, dhe fotoja ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë në rrjetet sociale.
Djaloshi e kishte lënë motorin e tij në një vend ku nuk lejohej parkimi, kështu që oficeri i policisë është detyruar t’i presë një fletë gjobe. Sigurisht që e gjitha kjo ishte një shaka e efektivit të policisë, por reagimi i 3-vjeçarit është i paçmueshëm.