Një polic burgu 53-vjeçar në Itali i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias.
Raportohet se rreth orës dy të mëngjesit të sotëm burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.
Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.
53-vjeçari ka vdekur në spital, ndërsa për familjen e tij nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë. Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi.
Autori kishte kandiduar se fundi per keshillin e qytetit. Dyshimet e para per ngjarjen flasin per borxhe te shumta qe ai mund te kishte per shkak te lojerave te fatit.
“E dija që ishin njerëz të mirë, të qetë pa probleme. Ai kurrë nuk më foli për asgjë apo probleme familjare “. Kështu ka thënë Marco i dashuri 18-vjeçar i Valentinës, vajzës së madhe të Ciro Curcelli.
Ai tregon se kishin nje vit e shtate muaj te fejuar dhe nuk kishte dijeni per probleme familjare te vajzes.
“Ne nuk kemi dëgjuar as grindje, as britmë. Djali im dëgjoi një goditje, por ne nuk menduam se ishte një armë zjarri. E vetmja gjë që vura re ishte se kohët e fundit ai ishte pak në depresion. Dukej si ne re”- thote një fqinj ne katin e trete te pallatit. “Ata ishin njerëz të shkëlqyer”, thotë ai, “i njihja prej vitesh”.
g.kosovari











