• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Polici e lë Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza, nëna e tij: Rrugë të mbarë bir, ti ma bëj hallall…!

by Java News
01/01/2024 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, një epokë e re e udhëtimeve pa pengesa ka nisur për në zonën Shengen. Ndërkohë që kjo sjell festim dhe gëzim për shumë, shqetësimet rreth largimit të zyrtarëve të pakënaqur, shtohen.

Një nga qytetarët e parë që ka lënë vendin është Hikmet Bajrami, një zyrtar policor, i cili u përshëndet sot me familjen dhe miqtë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar: “Mirupafshim vendlindja ime”.

Ndërkaq, nëna e tij, shkroi poezi për të në rrjetet sociale.

Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’ ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda, e që më të vështirën ma bëri atë fjalë:

“Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!”
M’kujto Vatan…
Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman,
me një valixhe n’dorë pa lëshuar zë Vatan,
m’kujto të lus ngase aq larg do t’shkoj,
me ashkun e zemrës çdoherë do të mbuloj!
M’kujto si fëmijë tëndin çdoherë,
m’kujto çdo dimër, vjeshtë, verë e pranverë,
aman m’kujto thjeshtë veç si një udhëtarë,
që shkon dhe kthehet prap tek ti si më parë!
M’kujto si një ashik me sy të përlotur,
nga vendi i larguar por me të kurrë i ngopur,
m’kujto se prapa lash babë e nanë,
s’të tradhëtova kurrë më beso vatan!
M’kujto kur aty lash ëndrrën time përgjysmë,
e pikëllimi mundohet nga jashtë lumturi të qëndisë,
m’kujto aty në pëshpëritjen e thellë të natës,
kur Zotit i thoja se dua rrugën e mërgatës!
M’kujto si i sakatosur por jo i marrosur,
me mallë i pikturuar e mërzi i prangosur,
e lus Zotin si shqiptar për këtë tokë të larë me gjak,
të m’i bëj qefinit tim dheun tënd kapak!

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, më herët ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar, 86 pjesëtarë të Policisë kanë dhënë dorëheqjen.

Zeqiri thekson se shkaqet përfshijnë kushtet jo të favorshme të punës dhe pagat jo të mjaftueshme, si dhe një trajtim jo të duhur pas pensionimit, me pensione që nuk kalojnë 100 euro.

Duket se sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës nuk janë vetëm financiare.

Zeqiri shtoi se forcat e rendit kanë kapacitet dhe vullnet për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, por kanë nevojë për “duart e lira” – një kritikë e koduar për nevojën e autonomisë së plotë operative dhe një buxhet më të madh për të përmbushur detyrat e tyre.

“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”, u shpreh ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Pamjet virale: Ushtarët izraelitë godasin dhe shkelmojnë punëtorin palestinez në pikën e karburantit

VIDEO/ Pamjet virale: Ushtarët izraelitë godasin dhe shkelmojnë punëtorin palestinez në pikën e karburantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In