• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Polici “ashik” plak, s*ks me 13-vjeçaren në Sarandë, rrëfimi i ndjerë i nënës: Vajza ka tentuar të vetëvritet!

by Java News
20/11/2021 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kryeinspektor i Policisë kufitare në Sarandë ka përfunduar në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene vetëm 13 vjeçe, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër i moshuar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shfrytëzuesit”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Petraq Rako, 63 vjeç, si dhe shtetasi Stefan Koloi, 62 vjeç, i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni vajzën 13-vjeçare, dy pleq qejflinj minorenesh dhe “ashike”.

“Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi Policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses operacioni ‘Shfrytëzuesit’, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit: kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie, trup shërbimi në PKK Rrips dhe S. K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol”, sqaroi Policia e Sarandës.

Policia sqaroi se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi njëmujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Policia thotë se Stefani Koloi ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient (lokal) për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit.

“Punonjësi i Policisë P. R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S. K.”, sqaroi Policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Lokali që shihni në foto përdorej nga 62-vjeçari Stefani Koloi për shfrytëzim prostitucioni. Burimet bëjnë me dije se lokali qëndronte më shumë i mbyllur dhe përdorej vetëm në rastet kur gjendeshin klientë. Dyshohet gjithashtu se edhe efektivi është kapur brenda lokalit në momentin që Policia ka shkuar për të zhvilluar operacionin. Rasti i vajzës është denoncuar më herët nga drejtori i shkollës ku ajo studion, i cili tregonte se nxënësja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Sipas denoncimit, vajza shkonte gjithmonë vonë në mësime dhe e veshur në mënyrë të ekzagjeruar.

Drejtori tha gjithashtu se e kishte denoncuar në komisariat bashkë me familjarët e vajzës. Për vajzën e mitur është marrë dy herë vendimi që të shkojë në qendër rehabilitimi, por drejtori rrëfen se nuk di çfarë ka ndodhur, pasi vajza jo vetëm nuk është në qendër rehabilitimi, por shkonte sërish në shkollë me vonesë. Drejtori kërkoi ndihmë që të shpëtojë të miturën, duke theksuar se shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar dhe i dukej e palogjikshme që një 13-vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke i ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shtëpinë e vajzës në fshat, ndërsa prindërit invalidë të 13- vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash. Nëna tregoi se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.

“Vajza ka tentuar të vetëvritet”, rrëfen nëna e përlotur, duke u thënë atyre “nuk ju kam prindër”. Gjithashtu tha se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve, e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë?”, ka thënë nëna e vajzës./m.j

Next Post
Rriten investimet e huaja në Kinë nga janari deri në tetor

Rriten investimet e huaja në Kinë nga janari deri në tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
“Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…

December 22, 2025
Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

December 22, 2025
“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

December 22, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

Si do modernizohet bujqësia? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

December 22, 2025
Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

December 22, 2025
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In