“Balkanweb” raporton se policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.
Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.
Burime për “News 24” bëjnë me dije se Islami është shoqëruar nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet.
Shoqërimi i Islamit është bërë tek Diga e Liqenit në Tiranë. Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi e ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.
Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”. Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.