• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policët që nuk kalojnë vettingun përjashtohet përgjithmonë

by Java News
06/07/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pallati i Kongreseve është vendi ku po kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë. Në të njëjtë sallë do të bëhet edhe vettingu në radhët e policisë, i cili do të nis me numrin një, Ardi Veliun, për të vazhduar më pas me Aida Hajna, Gjovalin Loka, Tonin Vocaj dhe Muhamet rrumbullaku.

Vettingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar prej pak ditësh me 45 dosjet e para të drejtuesve më të lartë. Zv. Ministri i brendshëm, Julian Hodaj, tha se janë 245 dosje në total te drejtuesve të lartë që do të shqyrtohen nga Komisioni I Jashtëm I Vlerësimit.

“Procesi ka vijuar me fazën e parë që janë rreth 245 punonjës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacione më të gjitha institucionet. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe caktimin e seancave të para dëgjimore”, u shpreh Hodaj.

Janë tre kritere mbi të cilat do të bëhet kontrolli i njerëzve të rendit: ai i pasurisë, i figurës dhe aftësive profesionale.

“Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë, ata që nuk kalojnë largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjësi, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë”, tha Hodaj.

Për vendet e lëna bosh nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit nga vettingu, Hodaj dha edhe shpjegimin ligjor.

“Po ka dy mekanizma. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, tha Hodaj.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për 245 dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici, ndryshe nga vettingu në drejtësi që ka një limit kohor që gjyqtarët apo prokurorët mund të riaplikojnë përsëri.

Next Post
Rana e Hedhun, destinacioni më i preferuar për pushuesit shqiptarë

Rana e Hedhun, destinacioni më i preferuar për pushuesit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In