“Policët na shohin me targa të huaja, duan të na rrjepin”
Dy vajza shqiptare që kanë ardhur për pushuar në atdhe, kanë denoncuar në rrjetet sociale sjelljen e dy efektivëve rrugorë. Në faqen “Jeta Osh’ Qef”, ato kanë treguar shkurt historinë e tyre, ku denoncojnë sjelljen e papërshtatshme të dy efektivëve të Gjirokastrës.
Ato pretendojnë se policia i ka ndaluar sapo kanë dalë nga karburanti, ndërkohë që makina e tyre ishte me dokumente të rregullta. Siç tregojnë vajzat, policia u ka vendosur një gjobë prej 3000 lekësh, pasi nuk kishin ndezur dritat. Ndërkohë, sipas tyre, në fletën e gjobës ishte shkruar edhe për shpejtësi pa radar.
Vajzat pretendojnë më tej se faturën duhet ta paguanin në postë, ndërsa efektivët kanë kërkuar para në dorë. Ato shprehin pakënaqësinë ndaj policisë që sillet ndryshe ndaj emigrantëve, duke u përpjekur t’i ‘rrjepë’. Në fund, ato shprehen se u kanë kërkuar edhe numrat e telefonit, nisur nga fakti që i kanë parë dy femra që udhëtonin të vetme.
Rrëfimi
“Dua t’ju tregoj një ngjarje. Sot, në Gjirokastër, na ndaloi policia. Një polic rrugor dhe patrulla e shoqërimit me furgonin e policisë, unë në makinë me shoqen time që jeton në Itali. Unë jetoj në Zvicër dhe këtu jemi me pushime, se na merr malli për Shqipërinë. Na ndaluan sapo ne dolëm nga karburanti, makinën e kishim në rregull, me siguracion, me patentë, letra, të gjitha në rregull dhe arsyeja e ndalimit ishte se dritat e makinës ishin të fikura. Policia e “NDERUAR” e shtetit tonë shqiptar shkroi gjobën e ndalimit me një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra shqiptare dhe një herë na thanë se na ndaluan për dritat, pastaj në gjobë ishte shkruar dhe për shpejtësi (pa radar). Lekët për të paguar gjobën na i kërkuan në dorë, kur mesa dimë ne, pagesa bëhet në postë. Kjo është policia e degjeneruar që nëse sheh makinë me emigrantë, me targa të huaja, mundohet të rrjepë sa më shumë. Na kanë ndaluar në post-blloqe pa lidhje, pa asnjë arsyetim, biles kishte edhe nga ato policë që na kërkuan numrin e telefonit, sepse na panë dy femra vetëm”.
Debat mes policise rrugore dhe dy vajzaveDy vajza qe jane rikthyer ne atdhe per te pushuar:"Pershendetje Jeta Osh Qef. Si jeni? Dua tju tregoj nje ngjarje, sot ne Gjirokaster na ndaloi policia nje polic rrugor dhe patrrulla e shoqerimit me fugonin e policis, une ne makin me shoqen time qe jeton ne Itali, une jetoj ne Zvicer dhe ktu jemi me pushime se na merr malli per Shqiperine. Na ndaluan sapo ne dolem nga karburanti, makinen e kishim ne rregull, me siguracion, me patent, letra, tgjitha ne rregull dhe arsyeja e ndalimit ishte sepse dritat e makines ishin te fikura. Policia e "NDERUAR" e shtetit ton shqipetar shkruajti gjoben e ndalimit me nje shume prej 30 mij lek te vjetra shqiptare dhe nje her na than se na ndaluan per dritat pastaj ne gjob ishte shkruajtur dhe per shpejtesi (pa radar). Leket per te paguar gjoben na i kerkuan ne dore, kur me sa dim ne pagesa behet ne poste. Kjo eshte policia e degjeneruar qe nese sheh makine me emigrante me targa te huaja mundohet ta rrjepi sa me shum. Na kane ndaluar ne 4 postoblloqe pa lidhje, pa asnje arsyetim, biles kishte dhe nga ato polic qe na kerkuan nr e tel sepse na pane dy femra vetem."
Posted by JETA OSH QEF on Tuesday, 25 August 2015









