Një grua ka humbur jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot dëmtimeve të marra nga rrëzimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të diel, në Poliçan, ku viktima është një grua në moshë.
Më konkretisht në spital ka vdekur 81-vjeçarja H.R., banuese në Poliçan, në Shtëpinë e të Moshuarve. Nga veprimet e para hetimore, rezultoi, se e moshuara është rrëzuar nga shkallët gjatë së shtunës. Por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, nuk ia ka dalë të mbijetojë. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për vlerësim, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
ma.me