Arsenali po shkon drejt një goleade kundër bullgarëve të Ludogoretsit, teksa në 12 minutat e para të pjesës së dytë e ka çuar në 4-0 rezultatin. Drejt fitores edhe Benfica, e cila shënon golin e dytë në Kiev, kundër Dinamos. Dy gola diferencë edhe Bayern, që pas shumë rasteve të humbura shënon me polakun Lewandowski.
Në Glasgou, Borussia Monchengladbach kalon në epërsi 1-0 ndaj Celtic. Në Napoli, skuadra vendase humbet penallti me Beshiktashin.










