I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, numri dy i PS tha se Ilir Meta duhet ta mbajë fjalën dhe të dorëhiqet më 26 prill, duke shtuar i bindur se PS fiton sërish zgjedhjet parlamentare.
I pyetur nga gazetari se çfarë do të ndodhë nëse PS fiton zgjedhjet, por Presidenti Meta nuk i dekreton duke mos i dhënë të drejtë kryeministri Edi Rama të formojë qeverinë e re, Balla deklaroi se Rama do të vijojë të qeverisë me qeverinë aktuale, derisa Gjykata Kushtetuese ta zgjidhë çështjen.
“Presidenti ka zero kompetencë për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë lloj kompetence. Unë dua t’i them Ilir Metës publikisht që ta mbajë fjalën e dhënë para shqiptarëve dje se më 26 prill do të japë dorëheqjen, sepse jo vetëm që do të fitojmë në mënyrë të ndershme, por dua të them që Ilir Meta po imponohet për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi, sepse bashkë me Lulzim Bashën, nëse lexoni marrëveshjen e tyre, kuptoni se këtu bëhet fjalë për një përpjekje për të zhbërë reformën në drejtësi.
Si puna e Voltana Ademit.
Apo jo ?