• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

POGRADEC/ Rrëfehet fqinja: Çfarë më tha vajza që vrau burrin e më pas veten para krimit

by Java News
22/02/2017 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi i fundit që ka takuar Fatbardha Torran, gruan nga Velçani i Pogradecit që vrau burrin dhe pastaj u vetëhelmua, duke lënë pas dy jetimë është fqinja e saj. Mes personave të marrë në pyetje është edhe fqinja, ku 23-vjeçarja kishte lënë vajzën e saj 3 vjeçe ditën e ngjarjes. Fqinja e marrë në pyetje mendohet të jetë edhe personi i fundit që e ka takuar Fatbardhën.

“Me Fatbardhën ishim fqinje. Kemi kaluar mirë së bashku dhe ajo ma ka besuar vajzën e vogël herë pas here kur i duhej të largohej nga shtëpia. Ishte pasdite kur ajo ma solli vajzën. Më kërkoi të kujdesesha pak për të, sepse duhet të bënte disa punë. Djalin e kishte në gjumë dhe kuptohet përfitonte nga ajo pak kohë që të bënte punët e shtëpisë dhe të merrej me lopën. M’u duk e qetë dhe nuk dyshova për asgjë, pasi gjithmonë e ndihmoja kur mundesha. Nuk ishte hera e parë që vajzën ma linte mua. Shkonim shumë mirë. Nuk kam dëgjuar as zhurma, asgjë, deri kur erdhi vëllai i Erzenit i gjeti pa jetë dhe dha alarmin për çfarë kishte ndodhur. Vajza luajti gjithë pasditen. Fatbardha po vonohej për të ardhur për ta marrë, por mendova se mos kishte shkuar nga tokat, që janë rreth dy orë larg. Nuk e mendova kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin, nuk di të kenë pasur konflikte”, është shprehur për grupin e hetimit fqinja e çiftit të vrarë.

Fatbardha dhe Erzen Torra janë gjetur të pajetë të shtunën rreth orës 23:00, në një kasolle pranë banesës së tyre. Prindërit e një vajze 3-vjeçare dhe një djali vetëm nëntë muajsh dyshohet se kishin konflikte të përsëritura që vinin si pasojë e konsumit të alkoolit nga ana e bashkëshortit, ndërsa këtë herë grindja ka përfunduar tragjikisht për ta. Dyshohet se Fatbardha Torra ka nisur grindjen me bashkëshortin e saj në haurin e bagëtive që ndodhej krah banesës ku jetonin dhe pasi ka rrahur me dru për vdekje bashkëshortin e saj, Erzenin, ka konsumuar bar miu. panorama

ma.me

Next Post
Bavaria i thotë “JO” mbulimit të grave në vende publike

Bavaria i thotë "JO" mbulimit të grave në vende publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In