• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pogradec, Meta: LSI të kthehet në një arenë debati

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LSI Ilir Metaka zhvilluar takimin e rradhës në Pogradec, nga ku  u shpreh se të gjitha strukturat duhet të përfshihen në një debat të brendshëm konstruktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit në datë 6 nëntor.

“Unë besoj që ne gjatë të gjithë kësaj periudhe 2-3 mujore, deri në Konventën zgjedhore të LS-së, duhet ta shndërrojmë LSI-së në arenë të debatit të brendshëm për të përmirësuar më shumë vetveten drejtim e LSI-së, përfaqësimin e LSI-së, politikat e LSI-së, por mbi të gjitha, por mbi të gjitha për të forcuar më tej lidhjen e LSI-së me qytetarët komunitetet kudo ato jetojnë”,- u shpreh z. Meta.

Meta theksoi se LSI ka qenë e përkushtuar si askush tjetër për stabilitetin e vendit.

“LSI ka qenë e përkushtuar si askush tjetër për stabilitetin e vendit, për realizimin e reformave të cilat ndihmojnë vendit që të ecë më shpejt përpara, por të reformave të cilat ndihmojnë në radhë të parë shtresat më të papërfshirë nga pikëpamja sociale të shoqërisë që të përfshihen dhe që të përfitojnë prej tyre dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim pa u ndalur, sepse LSI-ja nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve dhe nuk ka asnjë arsye që të jetë e tillë”, – tha z. Meta duke shtuar se “LSI duhet të jetë një tribunë e fuqishme e zërit e të gjithë atyre që kanë dëshirë të dëgjohen dhe që kanë nevojë të dëgjohen, dhe që e kanë të domosdoshme të dëgjohen për problemet që kanë dhe mbi të gjitha duhet të jetë një forcë e cila gjithmonë vendos në interes të publikut të gjerë dhe jo të individëve dhe grupeve të ngushta”.

 “Reforma të rëndësishme janë kryer, reforma të rëndësishme po kryhen, duhet të kryhen edhe në të ardhmen, dhe është e rëndësishme që ato të kryhen në një proces gjithnjë më bashkëpunues me qytetarë dhe grupet e interes, në mënyrë që rezultatet e tyre të jenë sa më pozitive dhe të jenë sa më në interes të qytetarëve, sa më në interes të të rinjve, sepse për ne njerëzit nuk janë statistikë”,- theksoi Kryetari i LSI-së.

Meta në vijim të fjalës së tij ndaloj edhe tek procesi i zgjedhjeve të brendshme në LSI. Ai theksoi se sfida për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal.

“Sfida jonë për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal, dhe në këtë mënyrë ne të jemi plotësisht edhe në aspekt të drejtimit, organizimit dhe të përfaqësimit të LSI-së në çdo nivel në atë lartësi të shkëlqyer që janë qëndrimet politike të LSI-së në nivel kombëtar”,- u shpreh Kryetari i LSI-së duke nënvizuar se: “Të gjithë e duan mesazhin e LSI-së, të gjithë e duan politikën pozitive të LSI-së, sepse duan stabilitet në këtë vend, duan qetësi në këtë vend, duan paqe në këtë vend, duan zhvillim në këtë vend, duan frymë bashkëpunimi dhe jo përjashtimin dhe armiqësie, dhe duan padyshim edhe një demokraci të vërtetë, një demokraci e cila krijon mundësi për të çliruar sa më shumë energji, nga njerëzit, nga të rinjtë nga qytetarët që sjell shpresë, që sjell besim dhe që i ndryshon gjërat më mirë dhe më shpejt për të ardhmen”.

Ndërsa, Ministrja për Integrimin Europian Klajda Gjosha theksoi në fjalën e saj se procesi i zgjedhjeve brenda LSI-së do të jetë një fushatë shumë intensive për të hartuar platformat më të mira për të gjitha qytetet e vendit.

“Kjo do të jetë një fushatë shumë intensive deri në 6 nëntor dhe ne do të dëgjojmë sot edhe platformën kryesore të Kryetarit të z. Meta, por nuk është vetëm një platformë për gjithë vendin. Patjetër që ajo do t’ju përkasë dhe do t’ju prek të gjithë juve, sepse është e ndarë në qarqe, në qytete, kështu që realisht do të jetë shumë e domosdoshme që ju të dëgjoni sot fjalët e tij kështu që do të ketë mesazhe shumë pozitive”, – tha  Gjosha./java/a.k

Next Post

Shtyp me makinë të moshuarin… largohet menjëherë nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In