Arrestohet në flagrancë kultivuesi i 2000 rrënjëve, bimë të dyshuara Cannabis Sattiva, në fshatin Dardhas.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Blerand Gjona, 27 vjeç, banues në fshatin Prenisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë,
pranë vendit të quajtur “Velangovë” mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies, një sasi prej 2000 rrënjësh bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.m.