• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Poezitë e Agim Vincës përkthehen në greqisht

by Java News
30/11/2015 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Poezi të Agim Vincës, të shoqëruara me shënime biografike dhe fotografi të autorit, janë përmbledhur në një libër të botuar në greqisht.

“Mashat” është titulli i përmbledhjes me poezi të Vincës që është botuar nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Emigranti” në Patra të Greqisë. Përzgjedhjen e poezive sikurse edhe përkthimin nga shqipja në greqisht e ka bërë poeti dhe përkthyesi i njohur shqiptar që jeton në Greqi, Iliaz Bobaj. Sipas një njoftimi të dërguar për medie, në vend të parathënies së librit “Mashat” janë vënë mendime të studiuesve dhe krijuesve të njohur shqiptarë dhe të huaj për krijimtarinë poetike, sikurse edhe personalitetin krijues të Vincës në përgjithësi. Mes tyre edhe dy shkrimtarët grekë Kosta Valetas dhe Dino Kubatis. “Libri është shtypur në shtypshkronjën ‘ΤΥΠΟ CENTER (Tipo center)’, që është tipografia më me emër e qytetit të Patrës, ku shtypin librat e tyre shkrimtarët më të njohur dhe ka edhe numrin e ISBN-së të Bibliotekës Kombëtare të Greqisë”, shkruhet në njoftim.

Agim Vinca (Veleshtë, Strugë, 1947), është profesor i Universitetit të Prishtinës, poet, kritik letrar, historian i letërsisë, përkthyes, publicist, autor i rreth 30 veprave letrare dhe shkencore; i përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Fitues i çmimit kombëtar për letërsi “Azem Shkreli” për vepër jetësore në vitin 2014. Në panairin kombëtar të librit “Fieri 2015” në Fier, romani “Grahma e fundit” i shkrimtarit francez Romain Gary, i përkthyer nga A. Vinca, u shpall libri më i mirë i përkthyer gjatë vitit 2015. Agim Vinca jeton në Prishtinë.

Next Post

Zbulohet fosili 100 milionë vjeçar i dinozaurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In