• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poezia, pasaporta ime përtej Kakavijës

by Java News
15/01/2024 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ornela Çuçi

U gjenda 13 vjeç e gjysëm në Athinë, në vitin e mbrapshtë 97’. Mbaj mend me detaje gjithë udhëtimin tim të parë në një tjetër vend, në një kohë kur udhëtimi ishte një luks që kishim kaq pak kohë që e shijonim si shtetas ish komunistë. Kuriozitetetit të dritave që ishin aq të shumta kudo, të një bote ndryshe të cilën na I kishin mbushur prindërit plot shpresa, I parapriu një heqje mënjanë në postën policore të Kakavijës, “nga ana e grekut”. Vajzat e moshës sime, I shisnin edhe të afërmit e tyre në këtë vendin tim në atë kohë të mbrapshtë. Gjatë verifikimit se po udhëtoja me prindërit, në një prej zyrave të rajonit kufitar, veshët më buçisnin nga britmat therrëse të dy të rinjve të cilët me sa duket verifikoheshin gjithashtu. Paniku I atij verifikimi me përndoqi në çdo ditë të jetës sime prej emigrant të ligjshëm në Greqi. Asnjë fjalë më tepër, asnjë reagim më shumë, asnjë sjellje e keqe se nisi sërish “operacioni fshesa”….

Poezia u bë shpëtimi im. Poezia dhe kasetat e grupit “Ritfolk”. Poezia fillimisht aq sa kisha me vete nga librat në shqip, e mandej edhe në greqisht. Zbulova një autore që e adhurova për forcën e vargut, aq të thjeshtë. Për forcën e heshtjes midis vargjeve, gjithashtu. Kiki Dhimoula, erdhi tek unë me një libër të falur nga ndihmat e një familje arvanitase qe na u gjend aq shumë, dhe mbeti aty. Gjithmonë në mua, në ditë të mira e të këqija, në emigrim e kur ika prej tij gjithashtu.

Leximi i poezisë së saj ende është si një udhëtim magjik në botën e shpirtit dhe një mënyrë e bukur për të kuptuar thellësinë e jetës. Andaj edhe vendosa ta sjell në shqip modestisht, si një eksperiment me një nga përsiatjet e mia më të vyera në botën e librit.
Në këtë epokë të shpejtë, ku rutina na merr ppupthi e na çon ku ajo do pa mëshirë, është e rëndësishme të reflektojmë mbi rëndësinë e poezisë në jetën tonë të përditshme. Poezia është një udhëtim magjik që na çon përtej sipërfaqes së dukshme të fjalëve, duke na hapur një dritare drejt thellësive të pashpjegueshme të shpirtit.

E përkthej autoren time të preferuar me shpresën se fëmijët e mi të paktën, ose së shumti edhe studentët që më ndjekin në rrjetet sociale, të rinjtë e sotëm, të mund të kuptojnë se poezia është një pasaportë e fshehtë për të kuptuar vetveten dhe botën rreth nesh. Leximi i poezisë nuk është thjesht një veprim intelektual, por një eksperiencë e thellë emocionale. Nëpërmjet vargjeve, endemi si emigrantë në një botë të veçantë, ku mendimet flasin më lirshëm dhe ndjenjat bien pre e fjalëve të bukura.

Le të inkurajojmë njëri-tjetrin të shijojmë këtë pasuri të pashoqe të shpirtit. Le të ndajmë me njëri-tjetrin poezi që na prekin dhe na bëjnë të ndihemi gjallë. Në këtë fillim epoke të vrapit teknologjik të ndryshimeve, poezia mbetet një konstante e bukur, një shpëtim për shpirtin tonë.

Next Post
Rithemelimi dhe ‘grupi’ i Bardhit shkaktuan kaos në Kuvend, Basha: Skenarë dhe regji të Edi Ramës…!

Rithemelimi dhe ‘grupi' i Bardhit shkaktuan kaos në Kuvend, Basha: Skenarë dhe regji të Edi Ramës...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In