• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Poezia e Agollit që tronditi diktaturën kur ishte vetëm 27 vjeç

by A R
15/02/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ndërroi jetë, shkrimtari i madh Dritëro Agolli është sulmuar ashpër nga disa analistë, si shkrimtar i realizmit socialist dhe që ka ndikuar në dënimin e disa poetëve dhe shkrimtarëve.

Por çfarë shkruante vetë shkrimtari për këtë gjë?

“Realizmi socialist ishte një metodë dogmatike letrare që ka ekzistuar vetëm në teorinë dhe kritikën letrare dhe në historinë e letërsisë, vetëm në shkrimtarët minorë dhe skematikë.

Në fakt realizmin socialist e përqafuan plotësisht shkrimtarët skematikë të gjysmës së dytë të viteve 40-të dhe ata të viteve 50-të. Në përgjithësi në këto vite ishte përqafimi masiv i realizmit socialist, i shtyrë nga entuziazmi spontan dhe i pavetëdijshëm për krijimin e një shoqërie të re dhe i një kulture të re proletare.

Pastaj në këtë metodë të realizmit socialist u futën shkrimtarët entuziastë qê vinin nga klasa punëtore dhe fshatarësia, të cilët në fakt ishin punonjës që nxiteshin për t’u bërë shkrimtarë, që të përmirësonin strukturën e shtresës sociale të krijuesve.

Këta duheshin si besnikë për t’u bërë të nesërmen shefa dhe drejtues të sferës së artit në KQ të Partisë, në shtëpitë botuese, në redaksitë e revistave dhe gazetave, në RTV, në pallatet dhe shtëpitë e kulturës, në bibliotekat, në komitetin e kulturës dhe arteve, në komitetet e partisë në rrethe, në teatrot dhe kinostudio.

Këta ishin një kategori njerëzish gjysmë nëpunësish dhe gjysmë shkrimtarësh. Për këta realizmi socialist ishte një komoditet dhe një lehtësim botimi.

Me këtë nuk dua të them se edhe shkrimtarë të mirë e të nderuar nuk kanë shkruar vepra skematike, veçanërisht vjersha të veçanta, reportazhe apo artikuj.

Këto edhe unë vetë, që po flas, i kam shkruar dhe botuar. Por kjo nuk ishte një tendencë kryesore. Ishte një sëmundje e kohës.

Realizmi socialist ka qenë jashtë letërsisë së vërtetë shqiptare dhe nuk është përqafuar nga shkrimtarët e mirë. Ne duhet të dallojmë letërsinë e krijuar në socializmin real dhe metodën e realizmit socialist.

Këto janë dy gjëra të ndryshme, që shpesh ose nga injoranca ose nga nihilizmi identifikohen, duke thënë se letërsia socialiste është letërsi e realizmit socialist. Budallenjve një konfondim i tille u falet, por të mënçmëve nuk u lejohet .”

Kjo pjesë është shkëputur nga shkrimi “Marrëzitë në jetë më kanë shpëtuar nga marrëzitë në letërsi ” e Dritëro Agollit, në vitin 1995.

Ndërkohë, në kulmin e përqafimit masiv të realizmit socialist, Dritëro Agolli, që atëhere ishte vetëm 27 vjeç, pra në vitin 1958, ka shkruajtur këtë poezi, që nuk ishte normale për atë sistem:

Kjo grua

Kjo grua që bie erë çokollatë

Me mua ra dikur në dashuri ;

Tani jeton me burrin në pallat,

Që ngritëm vjet në bulevard të ri.

Dhe nuk e di, e lumtur është vallë,

Me burrin zemërbardhë e shtatlartë?

Qëndroj ta përshëndes, t’i them ca fjalë

Si kalimtar, si mik e shok i largët.

Po kokën nuk e kthen ajo nga unë ,

Trak-trukun e sandales më lë pas;

Atë në djalëri e desha shumë

Betoheshim të pritnim çdo tallaz!

Po bashkë s’patëm fat të lidhnim jetën,

Se desh apartament e telefona,

Ndërsa unë ikja natën me gazetën

Dhe flija redaksive mbi poltrona.

Po unë e di, akoma natën në ëndërr

I shfaqem, e hap derën bojë hiri,

I shfaqem dhe i futem drejt në zemër,

Megjithëse pranë saj fle zemërmiri.

Kjo grua që bie erë çokollatë ,

Që desh nga unë apartament të ri,

Tani jeton me burrin zemërbardhë;

Jeton e lumtur?

Nuk e di!

1958

/b.d

Next Post
Pogradec, sherr mes dy të rinjve qëllohet për vdekje një 18-vjeçar

Bien në pranga 2 persona, dhunuan 23-vjeçarin në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In