Një tjetër fitues i Kupës së Botës më 2014 ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Lukas Podlski, pas 129 ndeshjeve dhe 48 golave të shënuar, vendos tërhqjen.
Sulmuesi ndjek shembullin e kapitenit dhe shokut të tij të ngushtë, Bastian Schweinsteiger, me të cilin edhe e nisi karrierën në kombëtare më 2004, në finalet e kampionatit evropian.
Por, ndryshe nga Schweinsteiger që mbeti jashtë formacionit titullar vetëm për arsye dëmtimi, Podolski e kishte humbur prej kohësh vendin në skuadër, duke qenë zëvendësues në Brazil e Francë.
Dy të larguarit e fundit bashkohen me Lahm, Klose e Mertesacker midis kampionëve të botës në vendimin e tyre për të mos luajtur më me kombëtaren.
d.i.