• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pocaqi

by Artur Ajazi
19/05/2022 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Shoqëria civile është fusha e jetës sociale (civile) e organizuar, që është vullnetare, gjërësisht e vetëmjaftueshme dhe autonome prej shtetit. Shoqëria civile përcaktohet si “promotore e vendimeve të rëndësishme” në sistemin demikratik. Ajo nuk ekziston, vetëm  në vende me diktatura. Po bëhet zhurmë e madhe ditët e fundit. Duan të nxjerrin emrin ose emrat për të nxjerrë  presidentin e ri të vendit. Diku mbahen takime 2-3 palëshe, në paradhomat e tjera të Kryesisë së Kuvendit, takohen kryetarë partish (pa anëtarësi, dhe nën hetim për shkelje ligjore dhe penalitete të tjera) mes tyre, për të gjetur gjoja “emrin e duhur që plotëson kushtet dhe kriteret e tyre”. Diku tjetër, ish-lideri historik që pret të bëhet sërish “lider”, takon demokratikasit e bazës , dhe  del  me deklaratë të fortë shtypi se “Sorosi, Kim dhe Rama duan të zhdukin opozitarizmin në Shqipëri”. Po në të njëjtën ditë, SPAK-u, nis “aksionin blic” për të arrestuar “VIP-at e krimit”, kur i ka patur në banesat e tyre gjithë kohës. Në mbrëmje mblidhen dhe diskutojnë në studiot televizive, diku për turizmin, diku për krimin, korrupsionin, nga ku “kokat e mëdha” japin leksione si “mposhtet Berisha, si fiton opozita, si rrëzohet Rama”, etj..etj…Dhe diku aty nga mesnata, ti bën bilancin e gjithë atyre që ka parë dhe dëgjuar, duke mos arritur në konkluzionin  e duhur se “mësova diçka sot”. Gjithçka duket sikur është tretur dhe sfumuar, e kthyer  në pocaqi. Sapo gdhin, shumica e shqiptarëve, e nisin ditën me telefonata në emisionet e mëngjesit. Dalin dhe shfryjnë dufin e tyre, shajnë, akuzojnë, ofendojnë, por edhe lëvdojnë. Thonë ankesat dhe kërkesat, tek drejtuesit e emisioneve që nuk kanë asgjë në dorë të zgjidhin apo lehtësojnë  përditshmërinë e tyre. E vetmja që deri tani i ka shpëtuar molepsjes është shoqëria civile. Ajo mbahet dhe nuk shmanget nga detyrimet e saj. Ka mjaft elementë të besueshëm në rradhët e tyre, që ngjallin besim, por duhen përkrahur. Shumica e qeverive demokratike sot në Europë, i tremben shoqërisë civile, rretheve intelektuale, dhe zemëratës popullore që ndizet nga këto forca progresiste. Në Shqipëri, pesha dhe “varreja” e shoqërisë civile nuk ka ndjeshmërinë e duhur. Mungesa e organizimit apo “zgjimi” i saj në problematika të veçanta, nuk i ka dhënë asaj vendin e duhur. Shoqëria Civile, duhet të jetë atje ku miratohet apo shkelet një ligj, atje ku  ndodh një krim monstruoz, atje ku ndodh një shkatërrim i vlerave historike, atje ku abuzohet dhe korruptohet  zyrtari apo  një strukturë e shtetit, për të qenë e para në alarmin e moszbatimit të ligjit. Shoqëria Civile, nënkupton një koncept shumë të gjerë, i cili shpreh pjesëmarrjen aktive të individit, për të konsoliduar liritë dhe të drejtat e tij, apo dhe kontributin e tij për një shoqëri të hapur dhe të drejtë, që frymëzon solidaritet. Mungesa e aftësimit të Shoqërisë Civile, e “plak” masën e gjërë të qytetarëve, pasi ata  shpesh nuk gjejnë mbështetjen e nevojshme për problemet e ditës. Në Shqipëri, nuk ka demokraci të konsoliduar, dhe për pasojë efiçensa e Shoqërisë Civile është pothuajse zero.

Next Post
5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare/ Caktohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ja data dhe ora

Presidenti i ri/ Nga Princ Leka e Halim Kosova tek Jorida Tabaku e Leonard Demi, zbardhen emrat e propozuar nga deputetët e PD për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In