• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po vodhe vota sot, herën tjetër je deputet

by Frrok Çupi
16/04/2025 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Veçse brenda këtij shansi duhet të kesh edhe një fat tjetër: Ditën që do të marrësh dënimin në gjyq, nuk duhet të dënohesh 5 vjet, as 3, por 4. Se po bëre tregti me votën, ke edhe një shans të keq, që të dënohesh vetëm 3 ose 5 vjet burgim. Në këtë rast e humb shansin që sapo të dalësh nga burgu të votohesh si deputet.

Duhet të dënohesh 4 vjet burgim- ky është basti.

-Nëse votuesit duan ta shesin, ta blejnë apo tregojnë votën, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burg”, tha sot zoti Ilirian Celibashi gjatë fjalës së tij para gazetarëve.
Ku është ‘sekreti’ mes burgimit 3 vjet dhe burgimit 5 vjet? Duhet 4.

Në thelb nuk ka ndonjë ndryshim. Si 3 vjet, si 5 vjet, si 12 vjet e më shumë në burg, njësoj është. Domethënë është njësoj për nga vlera. Vlera, domethënë se ‘nga burgu dilet si hero’ dhe kjo nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Për shembull 3 vjet për një votë ose 12 vjet për korrupsion të qenësishëm dhe minim të demokracisë. Ky me 12 vjet burgim, sigurisht që del hero më i madh.

Një hero është menjëherë i gatshëm për t’u votuar si deputet, sidoqoftë.

Por cili është sekreti që afati 4 vjet në burg të jep më shumë shanse? Shumë thjesht: Nëse vjedh sot dhe burgosesh po sot, i bie që të dalësh nga burgu në vitin 2029, bash në vitin e ndoshta muajin kur mbahen zgjedhjet e tjera në radhë. Atëherë, ti vjen në fshat a në lagje, gjithë triumf, i freskët nga burgu, dmth., hero.
Ndryshe do të ishte në rastet 3 dhe 5 vjet. Me 3 vjet i bie që të të zbehet heroizmi një vit të tërë, që nga 3 deri 4 vjet kur bëhen zgjedhjet. Akoma më keq sikur të jetë 5 vjet, i bie të të zbehet fama edhe 3 vjet deri sa të vijnë zgjedhjet e dyta.

Problemi, pse ky guxim i madh në shoqërinë tonë? Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin…?. E tmerrshme. Ka ndodhur dhe po ndodh.

Ja ku është fakti: Një ish- president Republike dhe ish kryeministër Republike, sot në burg, është edhe kandidat për deputet. Fjalosës në media, nga mëngjesi në mbrëmje, sjellin nëpër gojë merakun se ‘kur Ilir Meta të marrë mandatin …, a do të dalë nga burgu?’.

Edhe fakti tjetër: Kryetari i Partisë opozitare PD, ish president e ish kryeministër, ngul ‘këmbën e kalit’ dhe thotë se do të jetë deputet. Sot ka statusin ‘i pandehur’ në Gjykatë, non- grata në Amerikë e Angli. Nesër mund dhe me siguri do të jetë në burg. Por ama ‘deputet e hero’.

Kryetari i Republikanëve, filiz i Trampit në Amerikë, ndodhet në gjyq për vrasjen e 26 njerëzve në vitin 2008. Kush vritet…, kush vuan për të vrarët e kush votohet si deputet?

Jemi i vetmi vend në Botën e Civilizuar që heronjtë i kemi kriminelë. Jo kriminel për dikë tjetër, siç ndodh prej herët se kush vret ‘shkja’ është hero për shqiptarët. Por kriminelë që kanë kryer e kryejnë krime ndaj kombit të tyre, ndaj fqinjëve të tyre, ndaj shtetit të tyre… Dhe në fund ‘heronj’ po të popullit të tyre.
Kjo nuk ndodh sot as në Afrikën e ‘zezë’. Ndodh me ne, popullin shqiptar, që ndodhemi vetëm një hap larg nga BE. BE është vetë i rrezikuar nga këta tipa shqiptarë. Këta autorë krimesh kanë edhe guximin që shtyhen për në Parlament edhe me qëllimin që të dëshmojnë para botës se Shqipëria ‘nuk e meriton, a shikoni që ka kriminelë në Parlament’.

Dhe janë ata të pjesës ‘inerte’ që u shkojnë pas si ‘popull’, duke kryer krimin e ‘strehimit të krimit’.
Ja ku jemi. Tani këta që do të burgosen për vjedhjen e votës, mund të jenë deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Sidomos ata që dënohen 4 vjet burg, se i bie që të jenë heronj të freskët.

Next Post
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Rama e censuroi pasi të rinjtë e tallnin aty

Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Rama e censuroi pasi të rinjtë e tallnin aty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In