• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Po vjen nipi i prokurorit të diktaturës”, Olsian Çela i përgjigjet sulmeve ndaj tij që mbushën rrjetin

by Java News
16/11/2019 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar Aranit Çela”, ishte fraza që dominoi për disa orë rrjetet sociale kur Olsian Çela u rendit në krye të listës së kandidatëve për Prokuror i Përgjithshem. Po supozohej se Olsian Çela ishte nipi i prokurorit të diktaturës Aranit Çela dhe kaq mjaftoi për të krijuar stuhi sulmesh kundër tij. Pas rrëmujës së krijuar në disa media e rrjete sociale, Olsian Çela ka sqaruar për ABC News se nuk ka asnjë lidhje me prokurorin e diktaturës komuniste.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës. Prokurori i ri i kohëve të sotme ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

“Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura. Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara: Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga ABC News, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh. /abcnews/

Next Post
Aksident në Durrës/ “Toyota” përplas dhe i shkakton vdekje këmbësorit

Makina përplas këmbësoren në Kamëz, humb jetën 35-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Rritet paga minimale, eksperti tregon kush përfiton e kush del i humbur

January 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

1 ndër 10 votues të Trumpit janë sot të zhgënjyer nga ai

January 8, 2026
Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

January 8, 2026
Merr vëmendjen e mediave italiane ndarja nga jeta e Shpat Kasapit: Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak

“Shpat Kasapi e parandjeu fatin e vet”, përlotet halla e këngëtarit: Brendia e tij ishte ndryshe…

January 8, 2026
Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

January 8, 2026
Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

January 8, 2026
Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

January 8, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In