• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Po ushtrohem”, FBI arreston shqiptarin që mbante video ekzekutimi të ISIS

by A R
24/05/2016 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sajmir Alimehmeti, 22 vjeç është arrestuar të martën nga agjencia amerikane e anti-terrorit në bashkëpunim me FBI-në, pasi ai akuzohet për terrorizëm dhe posedimin e materialeve mbështetëse ndaj një organizate.

Sajmir Alimehmeti, 22 vjeç është arrestuar të martën nga agjencia amerikane e anti-terrorit në bashkëpunim me FBI-në, pasi ai akuzohet për terrorizëm dhe posedimin e materialeve mbështetëse ndaj një organizate terroriste.

Mediat bëjnë me dije se Alimehmeti u arrestua mëngjesin e sotëm në banesën  e tij në Nju Jork.

Dyshohet se shqiptari është pjesë e ndonjë celule xhihadiste në SHBA. “CBS”, rrjeti amerikan i lajmeve teksa siguroi raportin e policisë amerikane, shkruan se shqiptari përshkruhet si një element i rrezikshëm e me prirje radikale terroriste.

Sipas raportit, Saimir Alimehmeti i njohur ndryshe edhe me emrin “Abdul Qaëii”, kishte tentuar të udhëtonte në Siri e të luftonte përkrah ISIS.

Sipas FBI-së, Alimehmeti kishte përdorur aplikacione të koduara për të komunikuar me persona të tjerë, ndërsa mësohet se ka blerë disa thika dhe pajime të tjera luftarake.

Shqiptari ka edhe një vëlla tjetër i cili sipas mediave amerikane është arrestuar në Shqipëri në vitin 2015.

Gjatë hetimeve, një agjent federal i fshehtë u takua me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx ku edhe jetonte, ku shqiptari i ka treguar një video të ISIS, duke përfshirë një moment kur një prej luftëtarëve të ISIS i priste kokën nje te burgosuri.

Ai tha se videot “i mbante për ta motivuar, ndërsa ai ishte duke u ushtruar”.

Alimehmenti i kishte thënë agjentit tw fshehtw se kishte ruajtur 2,500 USD për udhëtimet e tij, por kishte nevojë edhe për një pasaportë, por jo reale, sepse duhej me një emër tjetër, sepse ai ishte tashmë ishte fiksuar “në sistem”.

Sipas shqiptarit, ai dhe vëllai i tij “kishim pasur planin tonë” për të udhëtuar nga Shqipëria në Raqqah, Siri, por vëllai i tij ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2015. /a.m.

Next Post

Fotot/ Gjokset e Niki Minaj "shpërthejnë" Instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com