• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po u bëtë sërish bashkë do ju vras!”/ Takonte fëmijët dhe ish-gruan, “tërbohet” e dashura e re: E tërhoqa nga bluza…!

by Java News
08/05/2022 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhjet jashtëmartesore janë një nga tre arsyet se përse çiftet paraqiten në gjykatë për t’u divorcuar. Përfundimi i martesës mbas konflikteve të forta ekonomike dhe dhuna nga alkooli dhe varësia nga drogat janë dy shkaqet e tjera. Tradhtinë gratë paditëse e konsiderojnë një shkak të fortë.

Kështu ndodhi edhe për një çift që megjithëse u nda, pasi në mes hyri një vajze e re, ata vendosën t’i mbajnë marrëdhëniet për hatër të fëmijëve të vegjël. Por ky komunikim mes ish-bashkëshortes dhe burrit duket se nuk është kapërdirë nga e dashura e re.

Ajo ka dalë nga kontrolli kur partneri i saj kryente takime me familjen e mëparshme. Denoncimi u depozitua në polici sipas burimeve të Gazetasi.al nga gruaja e ligjshme e shtetasit në fjalë. Gruaja përfundoi në komisariatin numër tre dhe u ankua për të dashurën e ish-bashkëshortit. Vajza u denoncua për kanosje tha një burim policor i Gazetasi.al, ndërsa policia i ka marrë me radhë të gjithë anëtarët për të kuptuar poligaminë e burrit.

“Unë dhe ish-burri u ndamë dhe pas dy muajsh erdhi në shtëpi për të parë fëmijët. Ai ka nisur bashkëjetesën me një tjetër L.R”, tha nëna e tre fëmijëve në polici.

Zanafilla e problemit ishte takimi i burrit me fëmijët

Ish-bashkëshorti dhe po shmallej me fëmijët, ndërkohë në portën e jashtme gruaja 48-vjeçare ka dëgjuar zhurma.

“Do të vras, ajo bërtiste do ta vras gruan, nxirre se do ta vras atë dhe fëmijët”, tregon gruaja.

Teksa e dashura e kryefamiljarit ka hyrë në banesë, njërit prej fëmijëve të mitur i ka rënë të fikët.

“Burri e mori me forcë dhe e nxori nga shtëpia, më pas unë njoftova policinë,” deklaron 48 vjeçarja në polici.

Policia i tha Gazetasi.al se është marrë në pyetje vjehrra e gruas. Ajo ka qenë kundër lidhjes jashtëmartesore të 55-vjeçarit me 33 vjeçaren.

“Vjehrra ka urdhër mbrojtjeje prej kësaj vajze, sepse ajo e shikon si kundërshtare të lidhjes. E ka kërcënuar dhe gjykata ka vendosur urdhër mbrojtjeje. Kjo vajzë më kapi në rrugë dhe më tha; “Nëse ju të dy bashkoheni prapë do T’ju vras”, ka vijuar më tej deklarata e 48-vjecares.

Nëna e tre fëmijëve mësohet se i ka thënë policisë se ndihet e frikësuar për jetën dhe për tre fëmijët. Pas tre vitesh kur mori vesh tradhtinë ajo mori vendim për t’u ndarë. Por mbas zhgënjimit nga bashkëshorti, tanimë i janë hapur probleme me të dashurën e tij xheloze.

E ëma e burrit: Jetoj me ish-nusen dhe fëmijët. Këta janë familja ime

“Jetoj me nusen e djalit dhe fëmijët e tij. Këta janë familja ime. Djali është larguar me një femër dhe e bëri shtëpinë hasha. Ai bashkëjeton me këtë vajzën e re. Ditën që erdhi në shtëpi bërtiste dhe kërcënonte. Mua më ra tensioni dhe u rrëzova përtokë. Nipit të vogël i ra të fikët. Ne njoftuam policinë dhe kërkoj sërish urdhër mbrojtjeje prej jush,”-ka deklaruar e moshuara.

Ajo i ka kujtuar policisë se një muaj më parë, teksa gjendej në pazar u sulmua nga vajza e re xheloze. Sipas saj e reja e akuzon se po bashkëpunon me nusen që t’i shkatërrojë lidhjen. Policia shtoi për Gazetasi.al se mori në pyetje kryefamiljarin. Ai ka pranuar se shkoi në banesë për të parë fëmijët e vegjël.

“Do mundohem të mos krijoj më problematika të tilla. Partnerja bëhet xheloze pasi nëna ime nuk e pranon dhe më vjen keq që i krijova familjes këto shqetësime. E tërhoqa nga bluza të dashurën dhe e nxora jashtë. Kur shkuam në shtëpi e qetësova,”-ka deklaruar 55-vjeçari.

E reja ka thënë folur shkurt në polici bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al.

“Këtë situatë duhet ta zgjidh me bashkëjetuesin. E mora në telefon në darkë dhe më tha që ishte në lokalin e lagjes. Pasi prita shkova dhe nuk e gjeta aty. Atëherë ma mori mendja se kishte shkuar tek gruaja dhe shkova tek shtëpia e saj. Aty nuk i kam kërcënuar por kam ngritur zërin. Nuk ma lejon edukata të kanos njerëz. Por të dyja gratë e japin këtë version për të krijuar hendek mes meje dhe të dashurit”, ka deklaruar ajo.

Policia pranoi se do pyesë në prani të psikologëve tre fëmijët e vegjël. Gjithashtu ju ka ofruar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje edhe gruas edhe vjehrrës së saj./m.j

Next Post
Monika, Iliri dhe Berisha kanë frikë, prandaj mashtrojnë

Merr formë aleanca Berisha-Meta/ Kryemadhi: Jemi duke formësuar një opozitë të vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In