Policia greke arrestoi një 46 – vjeçar shqiptar që ishte duke transportuar drejt Greqisë një sasi prej 141 kilogramësh kanabis sativa.
Shqiptari nuk iu bind thirrjes së policisë për të ndaluar dhe u përpoq t’i shpëtojë ndjekjes nga forcat greke.
Policia arriti ta ndalojë në fshatin Ambelona dhe pas kontrollit, gjeti në automjetin e tij 130 pako me kanabis sativa, të ngarkuar në Shqipëri.