Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim prej 1 viti në Britani është dorëzuar në polici.
Bëhet fjalë për Shqyri Nazeraj, i cili akuzohet se transportonte lëndë narkotike, kanabis në Britani.
Ai ka treguar para drejtësisë britanike se ishte paguar me 300 paund për të udhëtuar në West Yurkshire, për të transportuar nëntë pako me 1 kg kanabis me një vlerë prej 90,000 £.
Mediet vendase bëjnë me dije se i riu u dënua me 13 muaj burg për transport të lëndëve narkotike.
/s.f