• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po të mos jetë Gjakova, vdesim”, banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas përtej kufirit

by B K
20/03/2025 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Banorët e Bajram Currit, por edhe të Hasit, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për marrjen e shërbimit shëndetësor duke kaluar kufirin drejt Kosovës. Vetë banorët shprehen se, qoftë për vizita mjekësore apo edhe për ndërhyrje kirurgjikale, i drejtohen spitalit të Gjakovës, pasi në spitalin e Bajram Currit mungojnë shumë mjekë specialistë, si për të rriturit ashtu edhe për moshën pediatrike, raporton A2 CNN.

“Në Tropojë nuk ka mjek, shkojmë në Gjakovë. E kemi afër, janë doktorë të mirë”, thotë një qytetare e Bajram Currit. “Po të mos jetë shërbimi në Gjakovë, vdesim të gjithë”, thotë një i moshuar, mbarojmë”. “

Situata e mungesës së mjekëve në spitalin e Bajram Currit pranohet edhe nga vetë drejtori i këtij spitali, i cili rendit disa nga këto mungesa. “U bënë disa vite që ka mungesë mjekësh, sidomos kardiologë, pediatër, renimator… Kemi kërkuar patronazhim nga Kukësi që të na vijë të paktën dy herë të muaj, por si duket edhe Kukësi ka probleme”, thotë Kujtim Rexha, drejtor i Spitalit “Bajram Curri”.

Nga ana tjetër, spitali i Gjakovës, i cili ka jo vetëm stafin e nevojshëm me mjekë dhe specialistë, por edhe aparaturat që duhet të ketë një institucion i tillë, u ofron shërbimin falas qytetarëve nga veriu i Shqipërisë, njësoj si banorëve të Gjakovës.

“Kemi afërsisht deri në 50 pacientë ditorë, të gjitha shërbimet i marrin edhe qytetarët e Shqipërisë”, thotë Hilmi Shala, drejtor i Spitalit të Gjakovës.

Përveç banorëve të Bajram Currit dhe Hasit, drejt spitaleve të Gjakovës dhe Prizrenit nuk janë të paktë as banorët e Kukësit dhe fshatrave të tjerë në afërsi të kufirit, të cilët shkojnë për të marrë shërbim shëndetësor në mungesë të këtij shërbimi pranë qendrave të tyre të banimit.

Next Post
Rama ironizon sërish Bashën me këngën e Unikatilit: Edhe në fletën e votimit të ka rënë 4 (Video)

Rama ironizon sërish Bashën me këngën e Unikatilit: Edhe në fletën e votimit të ka rënë 4 (Video)

Comments 1

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    Thoni k/hajdutit,qe bertete,rrene mashtron,per Shqiperine 2030,ky idiot akoma i mendon shqiptaret, te marre e naiv.Te gjithe banoret e Tropojes thone,po te mose jete Gjakova vdesim,skemi asnji dhoje sherbimi shendetsore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com