• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po të ishim sjellë si Suedia!

by Ilir Beqaj
23/05/2020 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Po hyjmë në një fazë të re të përballjes me Covid-19. Masat shtrënguese vijojnë të lehtësohen. Që prej fillimit të kësaj jave kanë rifilluar aktivitetet stërvitore sportive, kanë filluar të shërbejnë baret dhe restorantët, maturantët janë kthyer në bankat e shkollës. Kufizimi më i fundit masiv mesa duket do të jetë falja e Fiter Bajramit nesër në sabah. Pas 1 jave është diskutuar se mund të fillojnë edhe çerdhet e kopshtet.

Deri më tani ia kemi kaluar paq si vend. Sigurisht kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria. Qeveritë janë për t’u sharë. Nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së Covid-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të mjaftueshme financiare që ka dhënë për të lehtësuar pasojat negative në ekomomi, sipërmarrje, punësim, etj.

Midis shumë diskutimesh sillet shembulli i Suedisë e cila nuk bëri bllokim të jetës ekonomike e sociale të vendit. Suedia dhe Shqipëria kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Megjithatë le vendosim për një moment Shqipërinë në pasojat e Suedisë. Në 22 maj 2020, Suedia shënoi gjithsej që nga fillimi i epidemisë 32,809 raste me Covid-19 dhe 3,925 fatalitete. Për 1 milion banorë rezulton me 3,251 raste dhe 389 fatalitete.

Nëse Shqipëria do të kishte përqafuar qasjen suedeze të moskufizimeve po supozojmë se do të kishte të njëjtin efekt në pasojat në shëndetin e qytetarëve të saj. Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të Covid-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë.

Le të vijmë te ekonomia. Për tremujorin e dytë 2020 parashikohet që rritje ekonomike me bazë vjetore në Suedi të jetë -12,6 % ndërsa papunësia të arrijë 9,5 %. Çfarë na thonë këto të dhëna për pasojat në ekonomi. Le të krahasojmë Suedinë me tri vendet e tjera skandinave që zbatuan masa shtrënguese që në krye të herës. Tabela në vijim tregon se nëse fatalitet për 1 milionë banorë në Suedi janë 4-10 herë më të larta se në tre vendet e tjera, rënia ekonomike në tremujorin e dytë në të katër vendet luhatet midis – 10.5 % dhe – 12.8 %.

Papunësia është në shifra më të larmishme, por edhe Danimarka edhe Finlanda parashikojnë shkallë papunësie më të ulët se Suedia.

Në vijim është edhe ilustrimi grafik i fataliteteve për 1 milion banorë krahasuar sipas rënies ekonomike dhe shkallës së papunësisë.

Përveç Norvegjisë ka një normë shumë të lartë papunësie, të dhënat e tjera janë pak a shumë të ngjashme. Me lockdown apo pa lockdown.

Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin “imuniteti i tufës”.

Ende nuk disponohen në dhëna pë testime epidemiologjike serologjike për të 4 vendet për të vlerësuar sesi mund të përgjigjet popullsia e çdo vendi përkatës në një valë të dytë të virulencës së Sars-CoV-2 që me shumë gjasë pritet të përplaset vrullshëm në Europë në vjeshtë.

Next Post
Njerëzit kalojnë, idetë ngelen

Njerëzit kalojnë, idetë ngelen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In