Meta në mbledhjen e KDK-së, foli mjaft ashpër drejtuar SPAK dhe Dumanit, madje duke bërë deklaratën e fortë se kush e mbështet këtë institucion nuk meriton as fjalën ‘baxhellë’, duke shigjetuar me këtë term bashkëshorten tij, e cila dje në dalje të SPAK tha se nuk ndan të njëjtin mendim me Metën lidhur me SPAK-un.
‘Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës.
Do japi llogari çdo prokuror i SPAK, çdo gjykatës i korruptuar që fle në dosje atje. Nuk ka McGonigal që i mbron prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizmin e opozitës PL-në duhet të ndihet kudo në gjithë Shqipërinë.’