• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?!

by Ben Andoni
02/06/2018 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të pyesësh autoritetet shqiptare: Pse nuk ka një fushatë turistike në Shqipëri për Kosovën, përgjigja mund të merret me mënd. Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë ngushtë. Burokratët do të shpalosin një mal me shkresa duke të thënë se Ministrat respektivë shkëmbejnë mendime dhe aksione turistike, kurse Ministrat e Brendshëm punojnë për mbarëvajtjen, teksa në sezon do shfaqen bashkërisht në kontrollin e patrullimeve të pikave kufitare. Në të vërtetë zyrtarisht është kështu, burokratët e dy qeverive flasin të gjithë kohën dhe të përplasin matrica zhvillimi turistike, që do t’ia kishin zili edhe vendet më të përparuara në këtë fushë.

Vetëm se vjet INSTAT-i krahas lajmit pozitiv se Shqipëria u vizitua nga 5.1 milion turistë, gati 8.1 % më shumë sesa një vit më parë, na solli edhe një konstatim aspak të këndshëm: Numri i shtetasve nga Kosova po bjerret vazhdimisht. Turistët kosovarë përbënin 45% të shumës së përgjithshme të vizitorëve që erdhën në Shqipëri në 2016 dhe zbritën në 34% një vit më pas (2017), një bjerrje e frikshme, që sot është verifikuar prej mungesave të frikshme. Shqiptarët e Shqipërisë janë shumë selektiv kur flitet për biznesin e tyre turistik dhe është “afër mendsh” që do t’u shërbejnë më shumë atyre që vinë nga shtetet e tjera. Dhe, kjo bëri që çmimet e aplikuara për kosovarët nuk janë aspak fair, abuzimet me çmimet hoteliere për ta ishin të vazhdueshme, infrastruktura la shumë për të dëshiruar, kurse kulmi arriti me një lloj diskriminimi për autobuzat e tyre, ku autoritetet lokale të Durrësit ua hidhnin fajin operatorëve kosovarë dhe këta këtyre të fundit, pa gjetur dot zgjidhje. Në këtë vazhdë, nuk fle aspak Mali i Zi dhe Maqedonia që po mundohen ta kanalizojnë drejt vendeve të tyre këtë masë kosovarësh, e cila po i largohet vendit tonë.

…

Po Shqipëria në Kosovë? Për këtë duhet t’i drejtohemi autoriteteve të statistikës në Kosovë. E vërtetë është kjo se në Shqipëri interesi për Kosovën turistike është shumë i vogël. Falë tureve që kanë bërë disa shoqëri turistike është e vërtetë se shqiptarët e kanë parë pjesërisht Kosovën, por në masë ajo trajtohet si një vend i huaj. Shumë shqiptarë mund të flasin për Greqinë e Italinë shumë më mirë dhe me më shumë kopetencë sesa për Kosovën. Një arsye tjetër është se në Curricula-t shkollore shqiptare atraksionet e Kosovës mungojnë, ashtu si ofertat që bëhen nga Shqipëria janë shumë të kufizuara për Kosovën. Nuk ka asnjë lloj politike në Shqipëri dhe ndjeshmërie që shqiptarët teksa lënë 974 milion Euro (llogaritja për 9 mujorin e vitit 2017) të mendojnë të derdhin në Kosovë një masë, për ta ndihur Kosovën në rrugën e vështirë të të bërit shtet. Kjo e fundit nga shqiptarët e Shqipërisë trajtohet si një vend i afërt, por që nuk ia vlen kushedi se çfarë. Një frymë jo e mirë që vjen nga konfuzioni i autoriteteve dhe zbret poshtë në politikat e subjekteve të turizmit e më shumë akoma.

Të mendosh Kosova është një mrekulli turistike jo thjesht për trashëgiminë e pasur historike por edhe atë natyrore. Por, nëse do t’ia thuash dikujt atraksionet e Kosovës do të shikojnë si të çuditshëm prej paditurisë së thellë.

Ka një masë të madhe shqiptarësh që se kanë parë fare Luginën e Rugovës, strukturën e tretë të Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare; Ujëvarat e bukura të Mirushës, me një bukuri mahnitëse; Brezovicën në jug të Kosovës; hamame, kisha e xhamia të rralla ngado vendit. Të mos harrojmë Manastirin ortodoks serb, i cili ndodhet në komunën e Deçanit, fare afër kufirit tonë, i cili gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore, një kryevepër arkitektonike e rrethuar me serenitet natyror të rrallë; Patriarkanën e Pejës; xhaminë e Prishtinës e shumë të tjera. Po Ulpianën; Gazimestanin, kalatë në Artanë e Harilaq e kështu me radhë?! Sa shumë janë realisht.

…

Sikur Shqipëria t’i bashkonte ofertat me Kosovën, atëherë do të përfitonte edhe vendi i vogël, që nuk ka më nevojë për fjalë, por edhe kontribut real nga të gjithë shqiptarët. Kosova prej pas luftës e ka bërë detyrën patriotike duke derdhur paratë e pushimit në drejtim të Shqipërisë, po ne shqiptarët? Pothuaj fare.

Ndaj ndodh, që për fat të keq, një pjesë e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë e shikojnë Kosovën shumë më larg sesa e shikojnë serbët me veneracionin e tyre për Metohinë…(Javanews)

 

Next Post
Humbje dhe lojë e dobët me Norvegjinë, Panuçi: Futbollistët tanë nuk janë aktivizuar

Panuçi: Me Ukrainën do shikoni Shqipërinë e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv

February 26, 2026
Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

February 26, 2026
“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In