• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po shqiptarët, midis SHBA dhe BE, do të zgjedhin Sali Berishën?

by Spartak Ngjela
03/03/2019 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kjo është tragjikomedia më e madhe kombëtare, përderisa ekziston si pyetje. Por sigurisht që sot shqiptarët nuk mund të dhunojnë të ardhmen perëndimore të tyre sepse një grup abuzuesish pritet të jenë nën akuzë. Këta të akuzuar rrezikojnë që të burgosen dhe të dorëzojnë të gjithë pasurinë që iu kanë grabitur shqiptarëve në mbi 20 vjet. Por nga kjo akuzë nuk do të mund të shpëtojnë dot.

Kjo dhe është arsyeja e kësaj gjendjeje të trazuar që po shohim.
Po ndërkombëtarët?
Ata e dinë shumë mirë hallin e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë dhe as që po i përfillin fare.
Po korrupsioni çfarë pritet të bëjë?
Asgjë, do të sorrollatet për të krijuar trazira, por nuk do të ketë më fare forcë.
Po ndërkombëtarët çfarë do të bëjnë?

l.
Delegacioni i Bashkimit Europian iu tha hapur të korruptuarve të mëdhenj të Shqipërisë: “Ne nuk ju pranojnë!”. Kurse këta kanë filluar në jerm të gënjejnë poshtë e lart, por sigurisht që asnjë nuk i beson. Më në hall po duket Saliu. Ai po vjen vërdallë dhe çfarë nuk po lëshon nga goja kundër delegacionit të BE-së. Kurse kryeministri shqiptar tani po kuptohet se është zënë rob nga të vetët dhe po flet broçkulla.

Rama mendoi të ndalonte reformën në drejtësi, jo më mazhorancën, por më opozitën, sepse vetë kishte frikë të dilte hapur. Por, këta të korruptuar tani kanë falimentuar të gjithë bashkë.

Nuk ia arritën dot sado që shumë punuan. Tani shpresën e kanë te destabilizimi i Shqipërisë nëpërmjet krizës parlamentare të krijuar nga Berisha dhe dhjetë të korruptuar pranë tij. Por kjo është e pamundur.

Po politika perëndimore si do të ndërhyjë?
Tani e kanë të thjeshtë sepse Berisha dhe tabori i tij korruptiv i lëshoi vetë vendet në Parlament. Tani politika perëndimore e ka të lehtë që të mbajë sa më shumë zëvendësues nga lista PD dhe LSI, dhe me këtë parlament ta përfundojë shpejt bazën ligjore të Reformës në Drejtësi. Pastaj kuptohet se për vendet vakant që do të mbeten, do të bëhen zgjedhje të pjesëshme kudo ku këta vende ndodhen.

ll.
Menjëherë pas formimit të SPAK-ut, për faktin që do të fillojnë akuzat penale, edhe majtas edhe djathtas, sigurisht që maxhorancës socialiste do t’i kërkohet nga Uashingtoni dhe nga Berlini që të pranojnë e të zgjedhin një qeveri të re me shqiptarë të nivelit të lartë intelektual, shumica e të cilëve pritët që të vijnë nga Perëndimi ku aktualisht janë në punë të rëndësishme. Ndërkohë ka informacion që Uashingtoni ka kontaktuar një numur të konsiderueshëm të tyre.

Pikërisht kjo qeveri do të nisë ristrukturimin modern të shoqërisë shqiptare dhe do të drejtojë edhe skemën për të krijuar tregun e përbashkët Shqipëri – Kosovë; për të vijuar reformën në drejtësi në Shqipëri; për të ristrukturuar sistemin bankar në Shqipëri dhe reformën në treg; për të nxitur realisht investimet në rritjen e prodhimit industrial dhe prodhimit në përgjithësi; për reformën administrative në ristrukturimin institucional të administratës shtetërore. Dhe, gjithashtu, për të vijuar politikisht ristrukturimin demokratik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt kjo është arsyeja thelbësore që Beogradi dhe Moska e deri diku edhe Athina janë hedhur në një sulm me veglat e veta këtu për të krijuar destabilizim shoqëror në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Në fakt kjo është arsyeja që opozita doli me tam-tame nga Parlamenti dhe po kërkon përplasje sociale të tipit bolshevik. Por është një përpjekje sa e dëshpëruar edhe e dështuar.

Si mendoni ju, pasi të dëgjojnë Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin që do të flasin hapur kundër opozitës dhe korrupsionit të të dy krahëve të politikës, a mund të ketë më shqiptar që të shkojë në përplasje sociale?
Sigurisht që jo. Do shihni se gjithmonë do ngelet në demonstrim një grusht njerëzish fanatikë partish që do të këlthasin në jerm, por nuk do të bëjnë dot asnjë lloj dëmi shoqëror.

Next Post
Portali europian: Shqipëria, desinacion që nuk duhet humbur

Portali europian: Shqipëria, desinacion që nuk duhet humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In