• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po “shpëton” Ligji për spiunët prej Reformës në Drejtësi?!

by A R
25/10/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ish-i-përndjekuri Daut Gumeni, një nga personalitetet që pritet të jetë në Autoritetin e Hapjes së Dosjeve ka një arsyetim tjetër për vonesën e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Deri më tani, ai i është përmbajtur shumë mungesës së vullnetit politik, por ndërkohë gjen dhe një arsyetim tjetër dhe këtë ai e lidh me Reformën në Drejtësi. “Zbatimi i ligjit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk ka nisur ende edhe për ngarkesën e madhe të Kuvendi me ndryshimet kushtetuese dhe ligjet përkatëse mbi Reformën në Drejtësi. Kjo ndoshta do të thuhej duke menduar me të paktën. Por nuk mund të lihet pa thënë që zbatimi i atij ligji  të miratuar në Kuvend thuajse dy vjet më parë, ka pasur njëmijë arsye si ato të qytezës polake të pushtuar dikur nga Napoleoni, që nuk u ranë dot kambanave se nuk kishin kambanë… Kjo, e jona, duket një Kambanë që mungon në rastin e moszbatimit në kohën e duhur të ligjit mbi Hapjen e Dosjeve të Sigurimit, që duket se ka të bëjë me vullnetin politik të munguar”, shprehet ai për JAVAnews.

daut-gumeniPor politika mbetet fajtore

Në fakt është politika që e ka shtyrë pafund të gjithë procesin. Për këtë Daut Gumeni, ashtu si edhe shumë të përndjekur të tjerë është krejt i bindur. Pas miratimit të Autoritetit, duhej koha e nevojshme edhe për ngritjen e Sekretariatit për zbatimin e duhur të Ligjit mbi Hapjen e Dosjeve. Fakti që nuk është ngritur ende sot e kësaj dite të Autoritetit, parashikuar në ligjin e miratuar prej më shumë se një viti, “dëshmon se një gjë e tillë nuk ka marrë dot vëmendjen e nevojshme nga instancat e ngarkuara me ligj për të vendosur hyrjen në fuqi të ligjit përkatës”, shton ai. Por përtej kësaj, duket që mungon një vullnet i përbashkët politik për t’i shkuar procesit deri në fund.

“Dhe është pikërisht mungesa e vullnetit politik që ka përjashtuar vlerësimin si hap të parë të Reformës në Drejtësi hapjen e dosjeve sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi e të harruar për t’u zbatuar po nga i njëjti Kuvend”, thotë ai.

 Mjafton të shihet se si dështoi, apo si u stis për të dështuar edhe i famshmi ligj mbi “dekriminalizimin e politikës“, shton ish-i-përndjekuri. “Një dështim mbase i planifikuar nga vetë nismëtarët, të cilëve u duhej edhe pak më tepër për t’u kapur pas fijes së kashtës kur po i merrte lumi i humbjeve të njëpasnjëshme. Se nuk mund të zbatohej një ligj mbi dekriminalizimin, kur vinte si nismë e ca të punësuarve në politikë nga diktatura dhe që kishin mbetur në pushtet duke shkërbyer diktaturën  dhe inkriminimin që sjell me vete ajo lloj politike. Ndoshta jemi po në të njëjtën situatë edhe me miratimin e ligjit mbi hapjen e Dosjeve të Diktaturës. Se zbatimi i atij ligji nuk duhet parë si armë  e fushatave elektorale të radhës, por si një mundësi për të nisur fundin e tranzicionit tonë të shpifur e të zgjatur për të zgjatur kohën në pushtet të trashëgimtarëve të diktaturës. Zbatimi i atij ligji të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë e të harruar aq gjatë nga i njëjti Kuvend, duhej parë si hapi i parë konkret për nisjen e realizimit të Reformës në Drejtësi dhe jo si kërcënim  i palëve politike për njëra-tjetrën”, shprehet ai për Javanews.

Në fakt, Ligji për Hapjen e Dosjeve është shkelur sistematikisht nga dy partitë kryesore. Në fillim të mandatit të tij, qeveria Rama u investua bashkë me vetë kryeministrin, por për hir të së vërtetës, e gjitha ka dalë një mision i pamundur dhe gjithashtu është vërejtur dhe një mungesë serioze e interesit për të.

Konform ligjit, Kuvendi duhej të zgjidhte me kohë anëtarët e Autoritetit, kurse Këshilli i Ministrave duhej t’i përgjigjej me përgatitjen e akteve nënligjore për procedurën e kalimit në administrim të Autoritetit të materialeve arkivore, parashikuar nga nenet 14 dhe 15, por edhe modalitetet e ruajtjes së tyre. Me radhë duhej të vihej në punë rregullorja e organizimit dhe funksionimit dhe kështu në vijim. Pak individë janë investuar realisht veç Gumenit, kurse një punë të mundimshme duke investuar të gjithë staturën e vet e bëri dhe ish-zv/ministria Gentiana Sula, madje specifikisht për kërkimin e të zhdukurve, një proces, që megjithë sinjalet pozitive (është gjetur një grant), duket se ka mbetur edhe ajo.

Por, tashmë përmbushja e Reformës në Drejtësi është motivi që duket se i fashit të gjitha dhe një justifikim bash i mirë i zyrtarëve për ta shtyrë në kalenda këtë ligj kaq domethënës përt të ardhmen e Shqipërisë dhe ndarjen me të shkuarën.

 

Next Post
Të dielën më 30 Tetor ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën më 30 Tetor ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In