• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po shlyejmë borxhin!”, Balla për votën e diasporës: Kemi zgjedhur modelin gjerman! Si do të funksionojë

by S T
02/10/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në të parën intervistë për mediat pas largimit nga posti i ministrit të Brendshëm, sqaroi në A2 CNN të gjithë procesin që do aplikohet në zgjedhjet e 2025 për votën e diasporës.

Balla deklaroi në “Ditarin Qendror” në A2 CNN se garantimi i votës për bashkëkombësit që jetojnë jashtë Shqipërisë shënon ndreqjen e një gabimi historik dhe shlyerjen e një borxhi që shteti amë ua kishte emigrantëve.

“Më në fund u ndreq një gabim historik, sakaq edhe një borxh që Shqipëria dhe institucionet e saj vendimmarrëse u kanë qytetarëve që jetojnë jashtë territorit. Pra të gjithë atyre qytetarëve që gëzojnë njëlloj të drejtën e votës sikurse bashkatdhetarët që jetojnë në Shqipëri për tu shprehur edhe ata përmes votës, se kush është forca politike që duan ti qeverisë. Shqipëria bën pjesë në një grup vendesh që kanë një diasporë të madhe”, tha Balla në “Ditari” i A2 CNN.

Si i përzgjedhuri nga PS si drejtues politik për diasporën, Balla shprehur garancinë se procesi i votimit përmes postës është një model i aplikuar nga të gjitha vendet e zhvilluara në Perëndim. Ai sqaroi më tej të gjitha procedurat që do të ndiqen në mënyrë që vota e emigrantëve shqiptarë të numërohet nga KQZ pa u cenuar siguria e saj.

“Më në fund shqiptarët në çdo cep të globit nëse kanë një dokument të vlefshëm biometrik të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, do të mund të regjistrohen përmes një portali duke plotësuar ato kërkesë minimale që do të ketë vendimi i Entit Rregullator të KQZ, përmes postës, në atë adresë që ke regjistruar do të vijë një zarf me fletën e votimit brenda. Do ta kthesh përmes postës, shteti shqiptar paguan postën deri në banesë, ndërsa qytetarët kanë detyrimit të paguajnë për ta kthyer në Shqipëri dhe në ditën e zgjedhjeve votat do të numërohen sipas çdo qarku. Durrsaku që jeton jashtë vota e tyre do numërohet në Durrës. Ky është një model që nuk e kemi shpikur ne. Disa vende aplikojnë modelin e votës së diasporës në konsullata dhe ambasada, por ne nuk e kemi këtë mundësi. Për nga mënyra e përllogaritjes së mandateve kemi zgjedhur modelin gjerman. Është një zarf i mbyllur, të vetmit që mund ta shohin, janë votuesi dhe numëruesi në KQZ. Procesi është sipas standardeve më të mira të të gjitha vendeve dhe shumë i certifikuar në aspektin e sigurisë së votës”, sqaroi Balla në “Ditari” i A2 CNN.

Next Post
“Perimetri i sigurisë në plazhe, i paprekshëm”\ Balla: Denonconi çdo rast të cenimit të qetësisë!

Prokuroria e Posaçme, "fushë beteje"/ PD çoi në SPAK 73 deputetë të PS, Balla: Kuvendi bëri gjënë e duhur për "Xhaçkën! Kushtetuesja e paqartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In