Deivis Guma ka rënë në prangat e policisë pasi rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm është kapur duke goditur me sende të forta një automjet tip BMW. Ndërkohë që gjatë kontrollit në çantën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike dhe 2 thika.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe’ Shkatërrimi prone’.
Nën hetim është vënë edhe Haki Basho banues në fshatin Lazarat pasi rezulton se ka qenë qiramarrës i një parcele ku janë gjetur të kultivuara bimë narkotike.
/a.r