• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po Saliu pse nuk flet? E trembi politika amerikane me kryetarin e komanduar të PD

by Spartak Ngjela
22/03/2022 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Dje, mbas dorëheqjes së Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, kam ndjekur komedinë serioze të të korruptuarëve, politikanë e analistë qesharakë, që nëpër stacionet e tyre televizive, ndiheshin të sigurt se Partia Demokratike do të kishte së shpejti Sali Berishën kryetar. Dhe ky pastaj, do t’i shpëtonte këta, me revolucion, të ngritur kundër lëvizjes antikorrupsion, që po zhvillon politika amerikane në Shqipëri.
Por Saliu, dhe pse po përgjon në çdo çast, ndryshe nga dje e pardje, sot nuk pati kurajë ta thoshte shprehjen: “Unë do të jem kryetari i Partisë Demokratike”.
Duhet votim, tha sot pasdite Saliu, vetëm kaq, se me këtë donte që të hynte në votim për kryetar. Por heshti e nuk foli më, pasi dëgjoi platformën politike të kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.

Por çfarë ndodhi?

Partia Demokratike komandoi një kryetar, deputetin Enkelejd Alibeaj, dhe të gjithë të korruptuarit në darkë, të shqetësuar, llomotisnin nëpër televizione fjalë pa kuptim, dhe gjithmonë me një këmbëngulje, sipas shprehjes: “vjen Saliu në krye të Partisë Demokratike”, kërkonin të qetësonin veten.
Ishte komedi, por dilte e tillë nga halli i të korruptuarëve që mendojnë se me Saliun tejet të korruptuar, do të shpëtonin edhe ata gjënë e vjedhur.

Por nuk ishin të sigurt.
Dhe, pikërisht për këtë, kjo ishte një komedi.
Por, kur Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së, dha platformën e PD-së se “nuk mund të ketë bisedime me Shtëpinë e Lirisë pa u distancuar ajo nga Saliu”, u revoltuan, dhe komedia befas erdhi dhe e gjeti veten te frika e tyre që i shtynte të flisnin budallallëqe e të na bënin edhe më për të qeshur, me ato që thoshin.

Kishte ndonjë nga të korruptuarit, nëpër emisionet televizive që, e përmendte edhe faktin që Saliu është nongrata në Shtetet e Bashkuara, por e kalonte shpejt nga mendja, sepse shpresën dukej që e kishin te një revolucion pro korrupsionit, që do të ndërmerrte Saliu me bandat e tij, mjafton që ky të kapë si kryetar Partinë Demokratike.
Komedi e bukur.
Por të tremburit nga antikorrupsioni e ushqenin veten se Berisha do t’i shpëtojë ata, se ai do të mundë Amerikën në Shqipëri. Kurse Saliu nuk po flet

Po Saliu pse nuk flet?

Saliun e trembi politika amerikane me kryetarin e komanduar të Partinë Demokratike.
Por keni për të parë që komedia do të vijojë.

Po Saliu a do të flasë.

Të shohim nesër. Por e ka çorientuar kryetari i komanduar i Partisë Demokratike. Domethënë lëvizja e re e politikës amerikane në Shqipëri.

Next Post
Mundësi të reja në karrierë për këtë shenjë/ Horoskopi për sot

Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një romancë të bukur/ Horoskopi për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In