• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A po rrezikojnë protestat marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit?

by A R
22/01/2018 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se në kuadër të mbledhjes së të hënës kanë analizuar propozimet e fundit të ofruara nga ana e ndërmjetësuesit të posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e emrit, Metju Nimicit.

“Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces gjithëpërfshirës, me kyçjen e gjithë faktorëve relevantë politikë në vend, në drejtim të ndërtimit të qëndrimit dhe strategjisë së përbashkët”, kanë bërë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë.

Ndërkohë, nga Qeveria nuk kanë komentuar protestat e djeshme nga shumë vise të Greqisë, të organizuar nga më shumë grupe nacionaliste si dhe priftërinj të Kishës greke, të cilët kanë demonstruar se janë kundër zgjidhjes së kontestit rreth çështjes së emrit, nëse çfarëdo zgjidhje do të e përmbante termin Maqedoni.

Njëkohësisht janë organizuar edhe kundër protesta nga e majta greke, por me një intensitet më të ulët.

Përderisa njohësit e çështjeve politike për Radion Evropa e Lirë thonë se protestat e realizuara gjatë ditës së djeshme në Greqi, në asnjë mënyrë nuk do t`i dekurajojnë autoritet qeveritare në Athinë dhe Shkup sa i përket zgjidhjes së kontestit lidhur me çështjen e emrit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“Uroj që inicimi i protestave për të dyja palët, të paraqesë kurajë plotësuese për të çuar para kah zgjidhja këtë proces. Nuk është lehtë të tejkalohet një kontekst i cili zgjatë më shumë se 25 vjet, por do të thosha se shoh tek të dy palët një dedikim , vetëdijësim po edhe kurajë më të madhe që kjo temë të tejkalohet”.

“Njëherësh do theksuar se me rëndësi është që të përshpejtohet dinamika që do të çojë kah zgjidhja e kontestit, me qëllim që të gjithë palët, të cilët kanë qëndrime negative ndaj zgjidhjes së këtij kontestim të mos kenë hapësirë t`i masivizojnë aktivitet e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

Ndërkaq, Nikolla Dujovski, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Shkup konsideron se për t’u theksuar është fakti se për momentin ekziston konsensus i përgjithshëm në qeveritë e dy vendeve, se duhet të bëhen hapa drejt zgjidhjes së kontestit të emrit.

Dujovski thotë se protestat në Greqi nuk do të kenë ndikim në rrjedhën e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit, meqë siç thekson ai për Radion Evropa e Lirë,“qëndrimi i kryeministrit grek është i qartë dhe është në drejtim të gjendjes së kompromisit për çështjen”.

“Nëse e ndjekim qëndrimin e kryeministrit Alexis Tsipras gjatë dhjetë ditëve të fundit është i qartë. Ai përgatit terren për zgjidhje eventuale. Ka biseduar me përfaqësues të Kishës, me një pjesë të partnerëve që janë pjesë e koalicionit të Qeverisë greke, mendoj se mund të hapet diskutim edhe me partitë opozitare dhe të gjendet zgjidhje”, konsideron Dujovski.

Ndryshe, të dielën në Shkup, një grup maqedonasish të cilët dolën të protestojnë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe janë shprehur edhe kundër mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, në funksion të gjetjes së një kompromisi me Greqinë.

Protestuesit maqedonas në Shkup në fund të protestës e kanë djegur edhe flamurin e Bashkimit Evropian./a.m.

Next Post
Ja cili mund të jetë James Bond i ardhshëm!

Ja cili mund të jetë James Bond i ardhshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In