• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po rrëshqasim në një model meksikan?!

by Ben Andoni
18/09/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duket se pakkujt i bën më përshtypje përhapja e cannabis sativa-s në Shqipëri, kjo, sa i përket masivitetit, organizimit dhe forcës së gjallë që merret me të. Politikanët shqiptarë, të etur në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të vazhduar pafundësisht pushtetin e tyre, duket se po e shfrytëzojnë paq përhapjen e cannabis sativa në të gjithë vendin. Fillimisht për të fituar pikët para të huajve (me rastin e Lazaratit) dhe më vonë për akuzat e ndërsjella për zgjedhjet. Ditët e fundit nga akuzat e dyanshme politike kupton se ky është një fenomen që nuk ndalet më dot dhe mbi të gjitha nuk ka forcë dhe vullnet t’i verë fre. Dhe, jo pak specialistë, po provojnë se nuk bën mirë as legalizimi, një kartë që mbart prej kohësh mbështetësit e vet të shumtë.

Faktorizimi i saj po sjell një model të ri zhvillimi ekonomik për Shqipërinë në funksion të mungesës së përhershme të modelit ekonomik. Edhe pse me të drejtë argumentohet dhe provohet në mënyrë empirike se kjo prirje, pra kultivimi dhe shitja e cannabis, po e dëmton shumë blegtorinë dhe bujqësinë, por edhe segmente të tëra sociale: mbjellja, kultivimi, përpunimi kanë marrë përmasa të frikshme. Ajo, që publiku nuk mund ta dijë me siguri është mekanizmi sesi do të arrijë të shitet e gjithë kjo dhe kanalet sesi do të shpërndahet në javët në vazhdim. Anipse, mjaftojnë kapjet e rregullta të trafikantëve që bëhen anekënd vendit dhe në vendet fqinje, që të kuptosh disi mënyrat sesi funksionon e shpërndahet.

Nga ana tjetër, ajo që të frikëson është se Shqipëria duket se po kalon në një gjendje meksike, nëse do mund t’i afrohemi si koncept. Që do të thotë se kaq e organizuar sa është ajo duket të ketë koka të paprekshme që kanë mbështetje të sigurt. Rasti i fundit me kapjen e aeroplanit, por edhe ai i para-do-kohëve me një aeroplan tjetër dhe i të tjerëve të raportuar, por edhe përgatitja e pistave provizore, tregon se Shqipëria tashmë është e kapluar nga bosët e saj dhe ka kaluar në stade tejet të zhvilluara në këtë trend. Natyrshëm të lind mendimi se në Shqipëri duhet të ekzistojnë edhe organizatat, që e mundësojnë këtë. Mbase mungesa ende e emërtimeve të tyre apo akronimeve publike do të thotë se ato nuk janë ende të konsoliduara si duhet. Por, Shqipëria (kuptohet paralelizmi ngjan disi i ekzagjeruar për përmasat dhe thellësinë) i ngjan pak periudhës kolumbiane të viteve ’80 dhe ‘90, kur tregu i drogës është i kapur përfundimisht nga një numër organizatash lokale. Neve na pëlqen t’i quajmë “të fortë”, eufemizëm i zakonshëm për organizatë kriminale. Evidencat, të treguara nga gazetarët, por edhe në terren nga njerëzit e thjeshtë rrëfejnë se lokalitetet tashmë janë të ekspozuara ndaj “të fortëve” të paprekshëm. Deri më tani s’kemi arritur në goditje të mëdha të grupeve, por vrasje individësh për probleme droge raportohen rregullisht në vend.

Pyetja që shtrohet është se: A do mund të tolerohet ky trend shqiptar nga vendet fqinje, Italia dhe Greqia anëtare të BE-së, që po kërcënohen rregullisht? Policia italiane dhe strukturat e Drejtësisë së vendit fqinj ka kohë që e kanë dhënë rrezikun , por problemi është se pa një bashkëpunim lokal, ato janë të pafuqishme, ndërkohë që nga koha në kohë po provohet se shumë faktorë nga vendet e tyre janë edhe vetë të përfshira në shumë nga gjërat që ndodhin në Shqipëri.

Nga ana tjetër, DEA amerikane e specializuar për probleme të tilla është tejet larg dhe disi e painteresuar pasi është e zhytur në një luftë paprincip me trafikantët meksikanë, që tashmë i kanë sofistikuar mjetet e tyre, por edhe që vetë amerikanëve u duhet të bëjnë atë që se bënë dot në Kolumbi.

Ndaj për Shqipërinë është prezentë frika që mbetet dhe për të cilën ia vlen një takim i Këshillit të saj të Sigurisë në lidhje me këtë fenomen dhe masat kundër mundësisë së rritjes së dhunës në të ardhmen. Faktet tregojnë se trafikantët e kanë lehtë që të bashkëpunojnë me politikën e kësaj kohe në Shqipëri kurse pavarësisht fjalëve të opozitës dhe akuzave të tyre, nuk është ndonjë çudi që edhe ata, bashkëpunimin e ngushtë që e patën në kohën kur ishin në pushtet, ta rivitalizojnë. Nga ana e tyre, trafikantët duan thjesht siguri, qetësi dhe mënyra për të shpërndarë mallin e tyre, kurse problemi mbetet te përdoruesit, ata që e prodhojnë dhe merren dhe e shesin dhe janë viktimat e të gjithë të zezës së cannabis.

Shqipëria është në udhëkryq dhe kur kujton Meksikën me një organizim gati të ngjashëm në fillimet e veta, asistuar për luftën nga një vend i fuqishëm si Amerika (që jo pak herë e ka futur edhe atë në valle me drogën), i llogarit lehtë pasojat e Shqipërisë. Jemi në zgrip të një problemi kombëtar, që do ta vuajnë breza. Politikanëve mund të duket e kënaqshme se marrin vota, por kur të jenë edhe vetë objekt i organizatave, që e sjell natyrshëm kjo rrugë, do e vuajnë dhe vetë. Por atëherë do jetë vonë, mbase jo dhe aq, po të bëjmë diçka që tani. Rreziku i drogës tashmë është …ante portas. (Javanews)

Next Post
Debutim për t’u harruar… Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e parë me fanellën e Atalantës

Debutim për t'u harruar... Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e parë me fanellën e Atalantës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In