Një i ri me inicialet D.B, rreth 26 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas kontaktit me rrymën elektrike. Shkak ka qenë lagështira teksa i riu po tentonte të kryente disa riparime në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa trupi i 26 vjeçarit ka mbërriur i pajetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./java/a.k