• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Po ra tërmet, bëhet kërdia”, banorët të frikësuar për aksin rrugor Balldren-Torovicë

by Java News
26/09/2019 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në aksin rrugor Balldren-Torovicë në Lezhë, rënia e gurëve nga mali është një rrezik për jetën e tyre.

Me rikthimin e reshjeve të shiut, ka bërë që masivë të mëdhenj shkëmborë të bien nga mali në rrugë. Gurët e mëdhenj, në rast se do të kishin goditur ndonjë makinë, do të kishin shkaktuar pasoja në njerëz. Janë të paktën tre gurë që kanë rënë mëngjesin e së hënës, ndërsa shkak u bënë shirat intensivë që duken se kanë lëvizur dherat ku qëndronin të mbështetur këta gurë.

Shenja në rrugë që tregojnë forcën e rënies së tyre. Kalimtarët tashmë vazhdojnë të ndihen të kërcënuar, ndërsa udhëtimi nga Torovica në Lezhë i banorëve të kësaj zone shoqërohet me panikun e rrezikut të rënies së të tjerëve gurë.

Në anë të rrugës duken qartë shkëmbinj që kanë rënë në kohë të ndryshme, ndërsa ndërhyrja për të minimizuar rrezikun duket ende shumë larg. Banorët kërkojnë të merren masa, një kërkesë që vijon prej 2 vitesh, kohë kur shkëputja e një shkëmbi u mori jetën 3 personave të së njëjtës familje. “Asnjë punë nuk kanë bërë. Kemi frikë. Kanë rënë shumë herë gurët, na kanë thënë do të vijmë me ushtri, por nuk kanë ardhur. Kemi frikë se po ra tërmet, këtu bëhet kërdia. Duhet ta shikojë mjedisi, shteti këtë punë. Problemet janë te populli. Populli është i frikësuar për këtë rrugë. Do bien të tjerë sipas shirave, kohës. Kemi frikë, por këtë rrugë kemi. Ishalla s’po bie tërmet”, shprehet një prej banorëve të zonës.

Rënia e gurëve është bërë një fenomen shqetësues në këtë segment, pasi edhe një vit më parë shkëmbi goditi një banesë në dalje të Torovicës, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Kërkesat e banorëve nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa rreziku vetëm sapo ka nisur. Emergjencat Civile kanë identifikuar pikat e rrezikut duke përcaktuar edhe nevojën e ndërhyrjes.

Inxhinierët gjeologjikë, emergjencat civile dhe specialistë inxhinierë nga Forcat e Armatosura patën krehur malin e Torovicës menjëherë pas aksidentit fatal me 3 viktima dhe përcaktuan edhe shkëmbinjtë në rrezik rënie. Banorët e Torovicës do të vijojnë të jenë në mëshirë të fatit, pasi ende nuk është planifikuar ndonjë ndërhyrje nga forcat xheniere të ushtrisë.

Gurët, tragjedia që shkaktoi tre viktima

Tragjedia e ndodhur në tetor të dy viteve më parë, u mori jetën dy vëllezërve Valentin, 29 vjeç dhe Edmond Zefi, 31 vjeç, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Aida Zefi, 21 vjeçe. Kjo e fundit, në momentin e aksidentit të rëndë, ishte 7 muajshe shtatzënë, duke e bërë akoma edhe më të rëndë ngjarjen. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30, më 7 tetor 2017, në aksin rrugor Balldren-Torovicë. Makina tip “Range Rover” u godit nga një shkëmb që ra nga një lartësi prej 200 metrash. Pasi goditi mes përmes automjetin, shkëmbi përfundoi në një parcele aty pranë. Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti u desh më shumë se dy orë operacion për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina. Zjarrfikësit dhe Policia ndërhynë duke prerë disa pjese të automjetit për nxjerrjen e viktimave. Dy vëllezërit dhe 21-vjeçarja prehen përkrah njëri-tjetrit në varrezat e fshatit Balldren. /l.m

 

 

 

 

Next Post
U mbante peng telefonat klientëve që s’kishin para për dozën e kokainës, pranga 41-vjeçarit

U mbante peng telefonat klientëve që s'kishin para për dozën e kokainës, pranga 41-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In