• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po qaj, hajde më merr”/ Babai kërkon të takojë vajzën, zyra përmbarimore e pengon

by A R
02/05/2024 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergi Çerçiu nga Gramshi tregon për “Stop” në Tv Klan se para 10 muajsh ka bërë zgjidhjen e martesës. Nga martesa ka një vajzë 8 vjeç. Në dhjetor 2023 ka marrë fëmijën, pasi ka qenë jashtë shtetit dhe vajza nuk ka pranuar të kthehet te nëna që ka ndërtuar një familje të re. Pavarësisht përpjekjeve edhe me psikologen e bashkisë Gramsh, vajza nuk është bindur që të kthehet te nëna. Psikologia Ludjana Elezi e konfirmon këtë gjë.

Psikologia Bashkia Gramsh: Në momentin që ishte shkëputur nga nëna dhe aty ndihej më mirë, sepse aty i plotësoheshin të gjithë “tekat” dhe thoshte që “jam okej, dua dhe mamin, po tani dua të rri te babi”.

Ekzekutimi i takimit është bërë në ambientet e bashkisë. Ergi thotë se fëmija u mor me dhunë, qarje e ulërima dhe nga ky moment, nuk ka mundur të ketë komunikim me vajzën pasi dhe telefonin e ka të fikur. Në datën 23 prill 2024 ka ndodhur ekzekutimi me objekt dorëzim fëmije nga zyra përmbarimore e Elbasanit, nga Granit Guxho dhe psikologia Eriona Hoxha.

Sipas përmbaruesit, fëmija nuk është marrë me dhunë, por vetë fëmija ka dërguar mesazhe tek i ati, që po qan e të shkojë ta marrë.

Gazetarja: Ti thua fëmija nuk është marrë duke qarë?

Granit Guxho: Jo, absolutisht.

Gazetarja: Nuk është marrë duke qarë? Fëmija e ka pohuar vetë në mesazhe dhe i kërkon babait që të shkojë ta marrë pak minuta pasi ka hyrë me dhunë në makinën që ju drejtonit grupin!

Granit Guxho: Kam psikologët…

Gazetarja: Çfarë raporti ka bërë psikologu për sa i përket gjendjes emocionale të fëmijës?

Granit Guxho: Si…

Gazetarja: Si ka qenë gjendja emocionale e fëmijës?

Granit Guxho: Asistojnë edhe psikologët.

Gazetarja: Si ka qenë gjendja emocionale e fëmijës?

Granit Guxho: Në bazë të ligjit, neni 41…

Gazetarja: A është hera e parë që ju po tentoni të bëni këtë ekzekutim?

Granit Guxho: Jo, jo, fare. Unë kam zbatuar vendimin e gjykatës.

Gazetarja: A keni tentuar edhe disa herë të tjera?

Granit Guxho: Nëse ju keni pretendime…

Gazetarja: Zoti Granit, e keni marrë fëmijën mes qarjeve, ulërimave…

Granit Guxho: Absolutisht nuk është e vërtetë!

Gazetarja: Fëmija ka kërkuar babain edhe në momentin…

Granit Guxho: Nuk është e vërtetë. Komisariati i policisë, policia dhe agjencia…

Gazetarja: Një 8-vjeçare në polici?! Pse, pengohej ekzekutimi nga babai? Babai e solli vetë fëmijën!

Granit Guxho: Në asistencën e psikologut, në bazë të ligjit…

Gazetarja: Po si mund të sjellësh policinë kur babai nuk është kundër?

Granit Guxho: O zotëri, ti erdhe vetë e solle. Jam dakord. Është hapur procesverbal, e solli vetë.

Gazetarja: Dhe ju e morët me dhunë fëmijën, mes qarjeve, ulërimave.

Granit Guxho: Hajde të thërrasim dhe palën tjetër!

“Stop” udhëtoi drejt fshatit Fier Shegan dhe pas komunikimit me ish-bashkëshorten e Ergit, u realizua takimi i Ergit me të bijën i cili do të vazhdojë të jetë periodik, sipas vendimit të gjykatës.

Fëmija: Parmbrëmë kur fjeta unë, qava natën.

Gazetarja: Telefonin do ta karikosh ti sot…

Fëmija: E karikova, fola me babin.

Gazetarja: Edhe do flasësh me babin tënd, do flasësh çdo ditë kur të vish nga shkolla. Do shkosh ta takosh nëpër fundjava kur të të çojë mami ose kur të vijë babi të të marrë.

Fëmija: Të premten të vijë babi!

/a.r

Next Post
“Ti ke shitur mandatin”, Valteri përplaset me Prençin: Ti punon për Liken dhe Monën, do shkoj në burg mbasi…

“Ti ke shitur mandatin”, Valteri përplaset me Prençin: Ti punon për Liken dhe Monën, do shkoj në burg mbasi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In