Francezët duket se po e tejkalojnë. Që nga muaji i ardhshëm në Francë do të ndalohet pirja e duhanit në parqet ku luajnë fëmijët dhe kjo është vetëm njëra nga masat me qëllimit të zvogëlimit të konsumimit të duhanit në Francë, vend ky me më së shumti duhanpirës në Evropë.
Franca është vendi me më shumë përdorues në Evropë, pasi numëron 13 milionë duhanpirës. Nga fillimi i korrikut secili që kapet duke pirë duhan në vendet ku luajnë fëmijët nëpër parqe do të dënohet me 68 euro.