• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po përgatiten akte dhune në protestën e 13 Majit? Zbulohen detaje nga organizimi

by A R
09/05/2017 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet plani i detajuar i protestës së Partisë Demokratike që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë.

Megjithëse gjithçka po mbahet sekret nga krerët e opozitës, nga burime të brendshme për “Tesheshi” mësohet se ajo që do të nisë paradite jo vetëm që do të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe natës së të shtunës, por do të vazhdojë edhe ditën e dielë për thuajse gjatë gjithë 24-orëshit.

Sipas planit paraprak, është organizuar një grup i zgjeruar njerëzish që do të ulen në shesh dhe do të përgatisin një peticion kundër kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit e protestës kanë organizuar një grup përfaqësues që do të marrë prerogativat e një udhëheqësie të protestës, e cila nga Lulzim Basha do të shpallet si e “përhershme dhe e pandalshme”.

Ndërkaq, një grup special njerëzish që nuk do të jenë as me pjesën përfaqësuese e as me atë politike do të bëhet gati për një përplasje me trupat e policisë.

Ndërkaq nga burime policore bëhet e ditur janë marrë sinjalizime dhe caktuar njerëz të saj brenda “grupit të zjarrit” i cili mësohet se po përgatitet prej ditësh në selinë blu, nën trajnimin e një ish-marinsi amerikan që po bën prova me të ashtuquajturin “Korpusi Azem Hajdari”.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, deklaroi mbrëmë në Top Story se policia i ka marrë masat dhe do të përgjigjet ndaj grupeve që do të nxisin dhe kryejnë dhumë.

Por përgjigja nuk do të jetë e menjëhershme.

Madje siç mësohet uniformat blu nuk do të lejohen të gjakosen me protestuesit.

Forcat Speciale të ndërhyrjes së Shpejtë që do të dërgohen përpara Kryeministrisë do të ndërhyjnë vetëm në momentin e duhur për të zbrapsur njerëzit e dhunshëm dhe jo për t’u përleshur policia e pambrojtur siç ndodhi më 21 janar.

Uniformat blu nuk do të lejohen ashtu të pambrojtura. Sipas planit paraprak, Kryeministria do të rrethohet me gardhe të përkohshme protative hekuri, siç ndodh dhe në vende të tjera të botës për të krijuar një perimetër sigurie; por nëse do të ketë ndërhyrje me turma të mëdha, mësohet se urdhëri është që të mos ketë konfrontime masive, madje edhe nëse turma do të tentojë të futet në godinën qeveritare.

Në lartësi do të jenë grupe të posaçme trupash RENEA që nuk do të lejojnë që elementë të armatosur të përdorin armë gjatë dhe pas protestës.

Në Top Story, Fatmir Xhafaj tha se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë dhunën në protestën e 13 majit të opozitës.

Ai deklaroi se do të respektohet e drejta për të protestuar paqësisht, por shtoi se në rast dhune policia do të reagojë fort.

“Po e ndjekim me vëmendje protestën e 13 majit, ashtu si edhe deklaratat e drejtuesve të PD, të një pjese të vogël që janë shqetësuese dhe që nxisin dhunën dhe përplasjen, destabilizim. Nga ana tjetër kemi dëgjuar deklarimin e zotit Basha që protesta do të jetë paqësore. Uroj që të jetë e titllë. Nëse do të ketë akte dhune policia do të reagojë ashpër. Policia do të ndërhyjë fort nëse protesta e thërritur si paqësore do të përdoret për të destabilizuar vendin”, tha ai.

Lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, Xhafaj tha se Policia e Shtetit ka kapacitetet për t’i garantuar ato.

“Nuk ka asnjë skenar që nuk përballohet nga Policia e Shtetit. Policia ka gjithë kapacitetet e nevojshme, gjithë përgjegjësitë që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, u shpreh Xhafa./tesheshi.com

Next Post
Ambasada e SHBA sqaron qytetarët: Dokumentet që ju duhen për të marrë vizë

"Shmangni protestën e 13 Majit, mund të ketë konfrontime!" Ambasada e SHBA këshillon qytetarët amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In