• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po përdoren fëmijët në Mosul”, nuk kanë të ndalur barbaritë e ISIS

by A R
05/11/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mitur të moshës 9-vjeçare po rekrutohen nga ISIS për të luftuar e për t’u hedhur në erë në emër të Allahut dhe luftës së shenjtë.

Janë të vegjël, mund t’u afrohen forcave të sigurisë pa shkaktuar alarm, për të shpërthyer më pas mes kolonave që po avancojnë gjithnjë e më shumë, drejt zonave urbane të qytetit të Mosulit në Irak.

Fakti që kalifati përdor fëmijë të vegjël për të luftuar ata që i quan jobesimtare nuk është diçka e re. Shumë herë gjatë dy viteve të fundit, videot e tyre të propagandës kanë shfaqur 12 e 13 vjeçare teksa lexojnë mesazhe urrejtje, e qëllojnë pengjet e gjunjëzuara shkruan TCH. Kështu ishte diçka e pritshme që me intensifikimin e ofensivës për çlirimin e Mosulit, qyteti më i populluar dhe i rëndësishëm i kontrolluar nga Shteti Islamik në Irak, militantët do të shfrytëzonin fëmijët ushtarë.

Denoncimi vjen nga OKB dhe konfirmohet nga dëshmitarë që jetojnë në zonë. Shumë prej të miturve arsimohen në shkolla fetare fundamentaliste, që kanë zënë vendin e shkollave shtetërore të mbyllura në qershor të 2014-s.

Në vend të gjeografisë e matematikës ata mësojnë të indoktrinohen se vdekja si martir është një privilegj që hap dyert e parajsës. Jo rastësisht janë krahasuar me rininë hitleriane, e gatshme për t’u sakrifikuar në betejën e fundit për Berlinin në prill të 1945-s.

Një grup sunit që operon në zemër të qytetit kundër ISIS, rrëfeu për agjencinë spanjolle EFE, se të ashtuquajturit “Luanë të vegjël” të kalifatit janë tashme një realitet i qartë në një qytet prej një milionë e gjysmë banorësh.

Zëdhënësja e agjencisë se OKB-së për refugjatët, UNHCR-së ngre alarmin se në qytezën e Tal Afar militantet dilnin në rrugë me altoparlantë për të urdhëruar familjet të dorëzonin fëmijët e tyre të moshës 9 vjeç e sipër.

Gjithashtu OKB dhe Amnisty International sinjalizojnë se ISIS po ekzekuton në publik tradhtarët e dyshuar dhe ish-policët e punonjësit e qeverisë iraniane që gjenden në burgun e qytetit./a.m.

Next Post
Vendet që nuk lejohet t’i vizitoni. Numri 8 është më “i frikshmi”

Valbona, ndër destinacionet më të preferuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

February 25, 2026
Shërbim Prove….

Shërbim Prove….

February 25, 2026
Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

February 25, 2026
Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

February 25, 2026
“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

February 25, 2026
Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In