Pas sëmundjes së pneumonisë, kundër Hillary Clintonit është ngritur një furtunë e mbushur me ironi dhe aludime.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë u detyrua të largohej nga ceremonia në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit 2001, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe humbjes së ekuilibrit, citon Telegraf.
Por, oret e fundit veçanërisht në “Twitter”, ka shpërthyer ironia dhe aludimet.
Sipas komplotistëve, Clinton ka një sëmundje më të rëndë, ndërsa të tjerë kanë hedhur hipotezën se ajo po përdor një sozi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore! (b.an)