Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka paditur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “non grata” në SHBA, është pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata e Francës nuk e pranon padinë.
Ai u shpreh se do të vendosë në vend dinjitetin, ndaj nëse padia nuk pranohet, ka gati planet B dhe C, por nuk ka dashur t’i tregojë për publikun.
Pjese nga biseda:
Çani: Çfarë do thoni nëse gjykata nuk merr padinë?
Berisha: Edhe mund të mos e marrë. Unë kam një avokat që ka një reputacion të madh.
Arjan Curi: A ke plan tjetër?
Berisha: Padiskutim që kam plan b, c, e kështu me radhë, por nuk jua tregoj juve. Do vendos në vend dinjitetin tim. Nuk po vë në diskutim vendimin.
/b.h