• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po ndërhyni në fushatë”, KE i përgjigjet Ramës: Takimin nuk e organizonte Basha, por Universiteti Modul i Vjenës

by A R
23/03/2021 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e shtypit e Komisionit Evropian në Bruksel hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë për një rol të komisionerëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një reagim për Euronews Albania, zëdhënësja për shtyp e KE, Ana Pizonero theksoi se aktiviteti i sotëm ishte në nivel rajonal dhe pa asnjë ndikim në situatën politike shqiptare.

Madje, me sa duket Lulzim Basha ka ‘shitur’ si të tijin  një aktivitet që organizator ka pasur Universitetin Modul të Vjenës. Për më tepër, prezenca e komisioneres Mariya Gabril edhe është keqpërdorur nga kreu i PD që e ka trajtuar si të ftuar në takimin e tij.

“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta.

Lutemi të keni parasysh që komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi.

Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor”, tha zëdhënësja e KE.

“Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj”, thuhet në reagim.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si “ndërhyrje në fushatë” bisedat online të zhvilluara së fundmi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me komisionerë të Bashkimit Evropian. Cilësim të cilin, Basha e ka konsideruar si “nervozizëm”.

Rama u shpreh se “Brukseli duhet t’i porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së”.

“[…] se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!” – shkroi Rama në një postim në Twitter.

“Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre,” – shtoi më tej kryeministri.

/a.r

Next Post
VIDEO / Në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ish-drejtuesit e UÇK-së para Hagës

VIDEO / Në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ish-drejtuesit e UÇK-së para Hagës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In