• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po na ktheni Partinë e Punës dhe inspektorët e komunizmit/ Shehi kundër “bashkëqeverisjes”: Mos votoni një tjetër gafë

by Java News
04/11/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në kuvend  ka deklaruar se  platforma për bashkëqeverisjen nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një qeverisje paralele.

Shehi është shprehur se kjo është një copë e pavlefshme për shtetin dhe hapa pas si në kohën e partisë së Punës, ku punonjës të deleguar përgjonin dhe spiunonin punonjësit e administratës shtetërore.

Deputeti ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur.

Sipas tij shteti ynë e ka makinerinë e Kushtetutës dhe pse e vjetër s’ka nevojë për një makinë tjetër që ti kontrollojë punën.

“Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.

Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin.

Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë. Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.

Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.

Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi./m.j

Next Post
Drafti për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme/ NAREA: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit!

Drafti për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme/ NAREA: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In