“Po na kthehet në makth”/ Trafik i rënduar nga ‘Rruga e Kombit’ deri në Lezhë, dyndje pushuesish nga Kosova, deri në 3 orë pritje

Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh në Rrugën e Kombit, nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës.

Dyndja e pushuesve nga Kosova drejt bregdetit të veriut ka krijuar radhë të gjata që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Për të përshkuar vetëm 17 kilometra rrugë, qytetarët thonë se u duhet të presin deri në tre orë, duke e cilësuar situatën të papranueshme, pasi pushimet po kthehen në makth për ta.

Trafiku i rënduar ka shoqëruar Rrugën e Lezhës që prej nisjes së sezonit turistik, por situata është përkeqësuar edhe më shumë pas mbylljes së urës së Milotit në fund të korrikut, për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar.

Ndërkohë, Policia Rrugore është vendosur në disa prej pikave më problematike, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por qytetarët kërkojnë një zgjidhje afatgjatë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.