• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po na bëhen kriminelët si njerëzit e shtëpisë

by Çapajev Gjokutaj
16/09/2024 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Në ekran shfaqen vile rrushi të mëdha e të mbushura. Ngjyra e kuqërremtë përzier me pak të blertë, bën që vetiu të ndjesh në gojë shijen e ëmbël dhe gjithë lëng. Pastaj shfaqen hardhi sa një bojë njeriu, rresht njera pas tjetrës në një hapsirë që ngjan si e qendisur për merak. Subtitrat e lajmit thonë ‘Emigranti që u bë vreshtar’ dhe gazetarja tregon historinë e një burri në të dyzetat që, pas vitesh pune në vreshtat e Sicilisë, u kthye në vendlindje, një nga fshatrat e Lushnjës, dhe nisi të kultivonte varietetin që kishte marrë nga përtej detit.

Më bën përshtypje që ky njeri i punës dhe i suksesit shënohet në tiutll thjesht si ish emigrant, emri i tij përmendet kalimthi vetëm një herë nga gazetarja, ndërkohë që gjatë javës kam parë një mori lajmesh për krime, shumica e të cilëve qysh në titull shpallin me të madhe emrin e kriminelit. Me një fjalë na serviret një pamje kokëposhtë: përmenden në publik ata që bëjnë keq dhe i lihen anonimatit ata që bëjnë mirë.

Dukuria bëhet më shqtësuese ngaqë lajmet për njerëz të punës e të sipërmarrjes janë fare të pakta si sasi dhe vendosen zakonisht në rubrika të veçant në të mbaruar të emisioneve të lajmeve, zamonisht në fundjavë. E kundërta ndodh me lajmet për krime e kriminelë që, si rregull zenë kreun e vendit, janë të shumtë dhe vërshojnë ekraneve, gazetave e portaleve 24 orë në 24.

Një specialist komunikimi do thoshte se këtu s’ka ndonjë gjë të veçantë, kudo lajm i mirë është lajmi i keq. Më shqeto kjo do të thotë se ngjarjet tronditëse e negative si vrasje, trafikim, aksidente etj. prestojnë për t’u bërë lajm më shumë sesa gjërat pozitive, mbase nga që ngjarjet me plumba, gjak, hetime, arrestime etj. ndodhin tak-fak, kurse ngjarje si krijimi i një vreshti model etj. shtrihen në vite e s’para bien në sy.

Më tej akoma, do sqaronin specialistët e komunikimit, edhe njerëzit në përgjithësi janë më të prirur të dëgjojnë e të ndjekin lajme të këqija, jo se kjo u pëlqen apriori, por se është një një prirje e stamposur në gene: gjatë dhjetra mijëra viteve evolucion kanë mbijetuar më shumë njerëzit që përqëndroheshin me përparësi tek rreziqet dhe përpiqeshin të mbroheshin prej tyre.

Një analist i specializuar për të trajtuar probleme të medias në përditshmëri do prirej nga shkaqe më konkrete dhe do ta lidhte anomalinë ‘kriminelët në pah, njerëzit e punës dhe të sipërmarrjes në hije’, me shkaqe më konkrete si psh komoditeti i gazetarëve. Është shumë më lehtë të gjurmosh lajme nga komunikatat e policisë dhe të organeve të tjera ligjzbatuese se sa të rropatesh poshtë e lartë vendit për të gjetur e hulumtuar gjëra të rendësishme por jo të bujshme.

Një sociolog do t’i shpërfillte mbase shkaqet dhe do na shtynte të përqëndroheshim tek pasojat e anomalisë në në fjalë. Mund të argumentonte psh se krimet janë më të shumta në ekrane, gazeta e portale sesa në jetë dhe ky shpërpjestim krijohet ngaqë mediat kërkojnë me përparësi sensacionalen, rrjedhimisht edhe krimin e kriminelët. Mund të shtonte pastaj se krijimi i kësaj pamjeje fiktive e kokëposhtë sjell dy gjëra të këqia, paçka se të kundërta me njera tjetrën.

Duke kultivuar bindjen se jetojmë në një shoqëri të mbytur nga krimi, mund ta shtyjnë shikuesin a lexuesin në një lloj apatie që do të përmblidhej te klithma hamletiane: kjo botë u shthur, o parpësi o dreq, po unë s’marr mundimin të të ndreq. Në këtë klimë njeriu gradualisht humbet ndjeshmërinë ndaj dhunës në botën reale, gjë që potencialisht shpie në apati por edhe në mungesë ndjeshmërie ndaj viktimave.

Por mund të ndodhë dhe e kundërta, raportimi overdozë dhe i sensacionalizuar i krimit mund të krijojë një ndjenjë të shtuar frike tek publiku. Kjo do të shpinte në perceptim të ekzagjeruar të rrezikut, në dyshime gati gati paranojake ndaj njerëzve që kemi për rreth dhe rrjedhimisht në ulje të kohezionit social, që e kemi të ulët edhe pa ‘kontributin’ e gazetarisë së sensacionit.

Kriminelët po na bëhen si rob shtëpie dhe kjo është për t’u shqetësuar, se siç thoshte i pari: Po fjete me qen, me pleshta do gdhihesh…

Next Post
Nxënësi sulmon me mjete të forta shokët e klasës në shkollë, disa të plagosur

Nxënësi sulmon me mjete të forta shokët e klasës në shkollë, disa të plagosur

Comments 2

  1. Beni says:
    1 year ago

    Shume e drejte. TV, gazetat , portalet na mbyten me informacione dhe lajme tronditese . Kronike e zeze kudo

    Reply
  2. PRoShi says:
    1 year ago

    Janë shkrime përsëritës që e venë në pah disa prej jush gazetarë por që nuk shkoni më tej. Pra të bëheni shembull i njerëzve pozitivë që punojnë dhe prodhojnë të Mira materiale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In